Bota

Moti i keq 'gjunjëzon' Italinë/ Përmbytje masive në disa zona, 2 të zhdukur dhe 4 të zhdukur

Viktimat janë një burrë i moshuar që jetonte në Forlì pranë lumit Montone, i cili u mbyt në katin e parë të shtëpisë së tij dhe një burrë 70-vjeçar nga Ronta di Cesena. Bashkia e Bolonjës bën të ditur se sistemi rrugor është i rrezikuar në shumë zona të qytetit metropolitane.

17 Maj 2023, 08:07 Nga a.l
Moti i keq 'gjunjëzon' Italinë/ Përmbytje masive
Moti i keq në Itali

ITALI- Itali prej disa ditësh është përfshirë nga moti i keq, reshje të denduar shiu të cilat kanë shkaktuar përmbytje masive në disa zona. Mediat italiane raportojnë se deri më tani dy persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë janë zhdukur në Romagna, një nga zonat më të prekura nga moti i keq. Në këtë zonë janë raportuar gjithashtu rrëshqitje masive të dheut. 

Viktimat janë një burrë i moshuar që jetonte në Forlì pranë lumit Montone, i cili u mbyt në katin e parë të shtëpisë së tij dhe një burrë 70-vjeçar nga Ronta di Cesena. Bashkia e Bolonjës bën të ditur se sistemi rrugor është i rrezikuar në shumë zona të qytetit metropolitane.

“Ftojmë popullsinë të bëjë vetëm udhëtime vërtet urgjente”, njoftuan autoritetet. Sakaq ka nisur evakuuimi i mijëra qytetarëve. Disa shkolla kanë pezulluar mësimin dhe janë mbyllur deri në një njoftim të dytë për neutralizimin e kushteve atmosferike. Po ashtu janë ndaluar lundrimet dhe udhëtimet me tren. 

moti i keq ne itali

Sondazh

Poll