Bota

E rëndë në Greqi/ Ishte diagnostikuar me kancer, mjeku në Selanik i vë flakën vetes, ndërron jetë në spital

Sipas Alpha, mjeku kishte kancer që nga viti 2019 dhe së fundmi shëndeti i tij ishte përkeqësuar pasi kanceri kishte metastazuar dhe gjendja e tij ishte e pakthyeshme. 

17 Maj 2023, 07:58 Nga a.l
E rëndë në Greqi/ Ishte diagnostikuar me kancer, mjeku në
Greqi

GREQI- Një ngjarje e rëndëështë raportuar në Greqi. Mediat e huaja raportojnë se një mjek, drejtor i ICU të spitalit Papageorgiu në Selanik ka kryer vetëvrasje duke i vënë flakën veten në oborrin e shtëpisë së tij. 

Mjeku 60-vjeçar përfundoi mbrëmjen e së hënës në spitalin “Papanikolou”, ku u trajtua me djegie të shkallës së parë në 80% të trupit. Sipas Alpha, mjeku kishte kancer që nga viti 2019 dhe së fundmi shëndeti i tij ishte përkeqësuar pasi kanceri kishte metastazuar dhe gjendja e tij ishte e pakthyeshme. 

“Deri në momentin e fundit, ditën e enjte ka mbajtur një mësim për mjekët e ICU dhe të premten ka qenë aty dhe ka parë me infermierët çështje të ndryshme, sisteme të ICU. Deri në momentin e fundit ka qenë normalisht në punë”, theksoi kolegu i tij.

Njerëzit që kanë punuar me të flasin për një shkencëtar dhe person të shkëlqyer, që ka punuar deri në momentin e fundit në spital.

greqi

Sondazh

Poll