Bota

Mbytet anija kineze e peshkimit në Oqeanin Indian, 39 persona të zhdukur

Ekuipazhi i anijes përbëhet nga 17 marinarë kinezë, 17 indonezianë dhe pesë filipinas. 

17 Maj 2023, 07:22 Nga A.B
Mbytet anija kineze e peshkimit në Oqeanin Indian, 39 persona të
Anija

KINË- Një anije peshkimi kineze u përmbys në Oqeanin Indian dhe 39 anëtarët e ekuipazhit të saj janë të zhdukur.

Kjo është bërë e ditur nga mediat shtetërore në Pekin. Ekuipazhi i anijes përbëhet nga 17 marinarë kinezë, 17 indonezianë dhe pesë filipinas. Ekipet nga i gjithë rajoni kanë mbërritur në vendngjarje dhe Kina ka vendosur dy anije tregtare, Lu Peng Yuan Yu 018 dhe Yuan Fu Hai, për të ndihmuar në operacion.

"Është e nevojshme të forcohet më tej menaxhimi i sigurisë së anijeve të peshkimit në det dhe të zbatohen masa parandaluese për të garantuar sigurinë e transportit detar," tha Kryeministri Li Qiang, duke u kërkuar ministrive përkatëse të forcojnë mbikëqyrjen e sektorit të peshkimit.

Ministria e Punëve të Jashtme të Pekinit nisi një mekanizëm urgjent për mbrojtjen konsullore që përfshin ambasadat dhe konsullatat në Australi, Sri Lanka, Maldive, Indonezi, Filipine dhe vende të tjera. Anija e përmbysur ishte në pronësi të Penglai Jinglu Fishery Co, një nga kompanitë kryesore shtetërore të peshkimit të Kinës./Dosja.al

mbytet anija ne oqeanin indian

Sondazh

Poll