Politike

“Prokurori në Durrës punon për kriminelët”, Rama tregon detaje: Pisi arrestoi tjetrin pa fakte, s’ka për të shpëtua

4 Tetor 2019, 05:45 Nga DOSJA
“Prokurori në Durrës punon për kriminelët”, Rama

Tiranë- Ditën e djeshme nga foltorja e Kuvendit kryeministri Edi Rama deklaroi se një prokuror në Durrës punon për një organizatë kriminale. 

Pas kësaj deklarate të fortë në emisionin ‘Real Story’ në “News24”, kryeministri tha se prokurori në fjalë, pa përmendur emra, arrestoi një njeri pa fakte. Mes të tjerash ai ashpërsoi gjuhën, teksa theksoi se ata që janë pjesë e ‘llumit se do t’i lajnë të gjitha’ brenda 10 viteve të ardhshme.

“Prokurori i Durrësit është rast i freskët sot. Është shëmbëlltyrë e bashkëpunimit me krimin e organizuar. Një prokurori që kërkon dhe e arreston tjetrin pa asnjë fakt, është kriminel. Procesi i reformës dhe shtet bërjes është diçka që se thotë Rama. Ka shkallë. Llumi po pastrohet. Dhe tani çfarë ka ndodhur? Janë këta pisat e tjerë që thonë që; të ikur, të ikur jemi. Jemi si në Brexit. Po dalim. Nuk kanë për të shpëtuar. Jo se do t’i qepem nga pas. Por llogaritë do të lahen këtu. Ata që po na shohin; Llogaritë e këtyre pisave do të lahen këtu të gjitha. Brenda këtyre 10 viteve”, tha Rama.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama prokurori ne durres edi rama prokurori ne durres

Sondazh

Poll