Politike

Zgjidhja e Ramës për krizën: T’i fusim me Dashin dy teke dhe t’i shkojmë Bashës, jam gati të shkoj pa Endri Fugën

4 Tetor 2019, 05:33 Nga DOSJA
Zgjidhja e Ramës për krizën: T’i fusim me Dashin dy teke

Tiranë-Mbrëmjes e djeshme kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është i gatshëm  për të negociuar me opozitën dhe madje të shkojë në selinë e PD-së i vetëm, edhe pa Endri Fugën, por nuk pranon kushte.

Ai ka theksuar  me batutë se mund të pijë dy teke me Dashamir Shehin dhe të shkojë të takojë Bashën.

Në çdo moment jam gati për paqe e dialog. Kam çuar letra dhe kam parë pas, sharje. Kjo është jeta, çfarë të bëj tani të marr një shishe raki të shkoj tek Dashi t’i fusim dy teke dhe t’i shkojmë Bashës. Jam gati të ulem më këdo prej tyre.
Vetëm për vetëm jo se thonë po u ule me të të mbush mendjen. Atij të shkretit i thonë mos u ul me të se të mbush mendjen. Unë jam gati në çdo moment, tek PD shkoj, vetëm fare pa Endri Fugën. Ata kanë të drejtën e tyre të kërkojnë gjithçka. Kushte mua nuk më vë dot njeri. Nuk mi vë dot askush. Kam mandatin për të udhëhequr. Nëse ata thonë ndalo një moment të ulemi të flasim, .ulemi e flasim. Por kur të thonë nuk të njohim dhe e bukuar fare e ke planin e zbatoje ose hap krahun, ky është teatër kukullash. Jam i gatshëm të ulem në çdo orë, nëse ata thonë jo se i mbush mendjen nuk e di”, tha Rama në emisionin Real Story në News 24.

Por opozita nuk pranon që të negociojë me Ramën. Pak ditë më parë opozita zbardhi platformën me 5 pika ku kërkohet që të plotësohen nga kryeministri këto kushte. Opozita prej më shumë se 3 muaj e ka shprehur qartë se kusht për futjen e saj në zgjedhje është largimi i Ramës si kryeministër dhe krijimi i qeverisë tranzitore që të jetë kujdestare e zgjedhjeve.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kriza polike lulzim basha edi rama kriza polike lulzim basha

Sondazh

Poll