Bota

Shpërthim në Spanjë/ Dy persona humbin jetën, shkak dhuna me bazë gjinore

Fqinjët kanë dëgjuar një shpërthim dhe kanë gjetur trupat e dy viktimave me lëndime në kokë pranë një stoli të vendosur jashtë parkut.

16 Maj 2023, 20:37 Nga f.i
Shpërthim në Spanjë/ Dy persona humbin jetën, shkak dhuna me
foto ilustruese

SPANJË- Dy persona, një burrë dhe një grua vdiqën në një shpërthim në qytetin Orio në veri të Spanjës. Reuters raporton se sipas autoriteteve incidenti është duke u hetuar dhe dyshohet se shkak është dhuna e mundshme me bazë gjinore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20 në rrugën Arrantzale de Orio, jashtë një parku për fëmijë. Fqinjët kanë dëgjuar një shpërthim dhe kanë gjetur trupat e dy viktimave me lëndime në kokë pranë një stoli të vendosur jashtë parkut.

shperthim ne spanje

Sondazh

Poll