Sulmohet me armë zjarri familja e Naser Pajazitajt
Naser Pajazitaj KOSOVË- Ahmet Tahiri, avokat i Naser Pajazitajt, i cili ishte i dyshuar për vrasjen e kusherirës së tij, Donjeta P...
Sekretarja Yellen i ka thënë të hënën Kongresit se Thesarit do të jetë në gjendje të paguajë faturat qeveritare deri më 1 qershor, nëse nuk rritet tavani i borxhit qeveritar në vlerë prej 31.4 trilionë dollarësh, duke rritur presionin te republikanët në Kongres dhe te Shtëpia e Bardhë që të arrijnë marrëveshje për këtë çështje.
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, paralajmëroi se nëse nuk kalohet kriza me borxhin e Qeverisë, ka të ngjarë që miliona amerikanë të mbesin pa paga, potencialisht duke shkaktuar recesion që mund të shkatërrojë shumë vende pune dhe biznese amerikane.
Yellen këto deklarata i bëri para komunitetit të bankave, duke paralajmëruar se në rast të falimentimit, kriza financiare dhe ekonomike do të përkeqësohej për shkak të ndërprerjeve të mundshme të operacioneve të Qeverisë federale, përfshirë kontrollin e trafikut ajror, zbatimin e ligjit, sigurinë kufitare dhe mbrojtjen kombëtare dhe sistemet e telekomunikacionit.
“Ka shumë të ngjarë që do të shihnim tronditje në shumë tregje financiare”, tha Yellen.
Sekretarja Yellen i ka thënë të hënën Kongresit se Thesarit do të jetë në gjendje të paguajë faturat qeveritare deri më 1 qershor, nëse nuk rritet tavani i borxhit qeveritar në vlerë prej 31.4 trilionë dollarësh, duke rritur presionin te republikanët në Kongres dhe te Shtëpia e Bardhë që të arrijnë marrëveshje për këtë çështje.
Dështimi për të arritur marrëveshje për rritjen e tavanit të borxhit do të rezultonte në pasoja të rënda ekonomike dhe financiare, tha ajo.
“Ekonomia jonë do të përfshihej në një stuhi të paprecedent financiare dhe ekonomike”, tha ajo dhe shtoi se 66 milionë amerikanë që janë përfitues të sigurimit social dhe miliona veteranë dhe familje të ushtarëve, do të mbesnin pa marrë pagesa.
“Dhe rezultati i kësaj tronditjeje do të çonte në recesion që do të shkatërronte shumë vende pune dhe biznese amerikane”, tha Yellen.
Presidenti amerikan, Joe Biden, të martën do të takohet me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, republikanin Kevin McCarthy, dhe me tre liderët e tjerë të Kongresit. Zyrtarët do të bisedojnë për planin se si të dilet nga falimentimi i mundshëm i parë i shtetit.
Tavani i borxhit është rritur, zgjatur ose rishikuar 78 herë në SHBA që nga viti 1960./REL
Naser Pajazitaj KOSOVË- Ahmet Tahiri, avokat i Naser Pajazitajt, i cili ishte i dyshuar për vrasjen e kusherirës së tij, Donjeta P...
foto ilustruese UKRAINË- Bombat e pashpërthyera, predha dhe minat tokësore të shpërndara në të gjithë Ukrain&e...
Kyriakos Mitsotakis Një grup që përfaqëson 57 viktimat e përplasjes së dy trenave në Greqi në shkurt, ka ngritur pa...
Rexhep Tajip Erdogan TURQI- Një shkrim nga media britanike 'The Guardian', sipas analistëve kriza ekonomike në Turqi pritet të the...
Nik Gjeloshaj MALI I ZI- Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Malin e Zi do të mbahen më 11 qershor. Region.alo.rs raporton se For...
emoji BRITANI E MADHE- Në një investigim të bërë së fundmi autoritetet në Britani thonë se trafikantët e droga...
Oliver Varhelyi BULLGARI- Komisioneri i Komisionit Europian, Oliver Varhelyi gjatë një takimi në forumin “EU meets Balkans&rdquo...
foto ilustruese SUEDI- Që nga muaji shkurt, një grup misterioz hakerash që e quan veten 'Anonim Sudan' kanë vënë në...
Foto ilustruese Pa presion të vazhdueshëm ndërkombëtar nuk pritet të ketë përparim në dialogun Kosovë-Serbi, t...
operacioni ITALI- Transplanti i parë në botë i një zemre që kishte pushuar së rrahuri për 20 minuta është...