Bota

Sulmohet me armë zjarri familja e Naser Pajazitajt

Siç ka bërë të ditur përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”, sulmi me armë ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të së martës.

16 Maj 2023, 18:56 Nga f.i
Sulmohet me armë zjarri familja e Naser Pajazitajt
Naser Pajazitaj

KOSOVË- Ahmet Tahiri, avokat i Naser Pajazitajt, i cili ishte i dyshuar për vrasjen e kusherirës së tij, Donjeta Pajazitaj, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook”, njoftoi se të hënën në mbrëmje është sulmuar klienti i tij, pak ditë pasi është shpallur i pafajshëm dhe liruar nga burgu me vendim të Gjykatës Supreme.

Siç ka bërë të ditur përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”, sulmi me armë ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të së martës.

Postimi i poltë:

“Mbrëmë familja dhe shtëpia e Naser Pajazitajt është sulmuar me armë zjarri rreth orës 02:00 të mengjesit duke traumatizuar Naserin dhe familjen e tij. Lusim organet e drejtësisë, perkatësisht Policinë dhe Prokurorinë Themelore në Pejë që sa më parë të zbulohet ky rast dhe personat që kanë kryer këtë vepër të marrin dënimin e merituar”.

Në maj të vitit të kaluar, në rigjykim Gjykata Themelore e Ferizajt e kishte dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn për vrasjen e Donjetës në Bjeshkët e Strellcit, në Deçan. Gjykata Themelore e Pejës njëherë e kishte shpallur të pafajshëm, vendim të cilin Gjykata e Apelit e kishte kthyer në rigjykim. Gjykata e Pejës e dënoi edhe njëherë me burgim të përjetshëm. Derisa dosja përfundoi në Gjykatën Supreme e cila e shpalli të pafajshëm dhe Pajazitaj u lirua nga burgu.

naser pajazitaj ahmet tahiri

Sondazh

Poll