Sport

Granit Xhaka arrin marrëveshjen 4-vjeçare me klubin e Bundesligës!

Granit Xhaka është në bisedime të avancuara për t'u larguar nga Arsenali për tek Bayer Leverkusen këtë verë.

16 Maj 2023, 18:19 Nga DOSJA
Granit Xhaka arrin marrëveshjen 4-vjeçare me klubin e

ANGLI - Mesfushori shqiptar pritet të qëndrojë për katër vite me skuadrën e Bundesligës pasi ata ranë dakord për një marrëveshje prej 15 deri në 20 milionë stërlina.

Xhaka ka zhvilluar 295 paraqitje për Topçinjtë që kur u bashkua nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016. Sipas London World, ish-kapieri i Arsenalit do të largohet nga Emirates Stadium në një marrëveshje prej 15-20 milionë £ për të "ndjekur një sfidë të re".

Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, ndërkohë, llogarit se tarifa do të jetë më afër 13 milionë stërlina. Ai shton se Xhaka, 30 vjeç, është “afër” marrëveshjes për kushtet personale me skuadrën e Xabi Alonso. Xhaka ka një vit të mbetur në kontratën e tij me Arsenalin, megjithëse Topçinjtë kanë opsionin për ta zgjatur atë me një vit tjetër.

Por ata nuk po planifikojnë të ushtrojnë këtë opsion, përkundrazi po mendojnpë t'i japin atij një rrugëdalje. Xhaka ka pasur ndoshta sezonin e tij më të mirë në fanellën e Arsenalit këtë sezon.

Ai ka nisur 34 nga 36 ndeshjet e Topçinjve në Premier League këtë sezon - duke shënuar pesë gola dhe duke asistuar shtatë të tjerë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll