Aktualitet

Arrestohet shqiptari i rrezikshëm në Greqi, qeni i zbuloi drogën në makinë dhe armët (Video)

4 Tetor 2019, 10:46 Nga DOSJA
Arrestohet shqiptari i rrezikshëm në Greqi, qeni i zbuloi drogën

GREQI– Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke asi është kapur me armë, heroinë dhe kokainë. 30-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar në Larisa, teksa po udhëtonte me automjetin e tij.

Pas një kontrolli rutinor nga policia greke, shqiptarit i janë gjetur 6.2 kg heroinë  të ndarë në 12 pako,  201 gram kokaine si dhe një sasi të vogël marijuane, 2 pistoleta, 5 fishekë dhe 700 euro, dy telefona celularë dhe një sasi parash.

I riu e kishte fshehur drogën në airbag-un e pasagjerit, por që u zbulua nëpërmjet qenit antidrogë.

Pas hetimeve, 30-vjeçari rezulton me probleme me drejtësinë greke dhe me precedent të theksuar penalë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 30-vjecari ne greqi greqi arrestohet 30-vjecari ne greqi greqi

Sondazh

Poll