Aktualitet

Kapen 1.8 ton kokainë dhe heroinë në Turqi, droga brenda dy furgonëve me targa shqiptare, arrestohen 14 persona(VD)

4 Tetor 2019, 08:40 Nga DOSJA
Kapen 1.8 ton kokainë dhe heroinë në Turqi, droga brenda dy

Turqi- Në Turqi janë sekuestruar 1.8 ton drogë, e cila është kapur në dy furgonë me materiale tekstile (me targa shqiptare) që vinin nga Shqipëria.

Sipas medieve turke, policia ka kapur 1.8 tonë drogë, 60 kilogramë janë heroinë, ndërsa pjesa tjetër kanabis dhe kokainë.

Ky hetim për të goditur trafikun nisi 6 muaj më parë dhe është finalizuar së fundmi pas 8 aksioneve të njëpasnjëshme.

Në prangat e policisë kanë rënë 14 persona, 12 turq dhe 2 të huaj,  por ende nuk bëhen të ditur emrave e tyre. Në pamjet e super-aksionit shfaqen pakot me drogën e kapur dhe aksioni i policisë në terren.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni anti-drogë në turqi kapen 1.8 ton drogë në turqi aksioni anti-drogë në turqi kapen 1.8 ton drogë në turqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Tetor 2019, 06:57

ITALI– Autorja dhe skenaristja e Rai TV, Valentina Pizzale ndodhet tashmë nën masën “arrest shtëpie” e izoluar krejtësisht nga bota e jashtme dhe e rrjete...