Aktualitet

Burg për drejtorin e Kadastrës/ Braçe: Prokurori, presion për legalizime në favor të bandave te Gjiri i Lalzit

4 Tetor 2019, 09:10 Nga DOSJA
Burg për drejtorin e Kadastrës/ Braçe: Prokurori, presion

DURRËS- Një ditë pasi kryeministri Edi Rama foli nga Kuvendi për një prokuror që punon për grupet kriminale në qytetin e Durrësit, Erion Braçe, zgjodhi të fliste hapurZv.kryeministri mori pjesë sot në seancën gjyqësorë që u zhvillua sot në Gjykatën e Durrësit, ku u dha masa e sigurisë “Arrest me burg”, për ish-drejtorin e Kadastrës Liridon Pula, i cili u arrestua pak ditë më parë për “Shpërdorim Detyre”. Në përfundim të seancës, Braçe tha se prokurori Arjan Ndoj i ka bërë presion Pulës, dhe e ka akuzuar për çështje që nuk i përkasin. Braçe tha se prokurori bën presion pasi kërkon të legalizohen ndërtimet monstruoze që janë bërë nga Gjiri i Lalzit deri në Durrës, që sipas tij janë ndërtuar nga bandat dhe prokurori i ka bërë presion drejtorit të Kadastrës.

“Liridon Pula akuzohet për çështje që nuk i përkasin. Është absurde që një nënpunës i shtetit të jetë nën presionin e një prokurori që punon për grupet kriminale”.-tha Braçe.

Liridon Pula u arrestua në zyrë nën akuzat për “Shpërdorim Detyre”, ndërsa u shpall në kërkim edhe ish-drejtori i Legalizimeve, Flamur Gjuzi, për “Shpërdorim Detyre”. Në vend të Pulës është vendosur Arjan Cengu. Kohët e fundit në Kadastrën e Durrësit, por dhe në qytete të tjera në Shqipëri ka pasur lëvizje të shumta, po ashtu ka pasur dhe përplasje. Në Vlorë për disa ditë drejtori i shkarkuar nuk liroi zyrën, duke krijuar një situatë të paprecedentë. Ndërkohë kanë nisur dhe hetimet për disa zyrtarë të Kadastrës në Vlorë.

(F.G;J.V/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arjan ndoj burg për liridon pulën erion brace kadastra durres liridon pula arjan ndoj burg për liridon pulën erion brace kadastra durres liridon pula

Sondazh

Poll