Aktualitet

Esmeralda Keshi zgjidhet anëtare e KLP-së/ Donika Prela përjashtohet nga votimi…erdhi me vonesë në mbledhje

4 Tetor 2019, 10:32 Nga DOSJA
Esmeralda Keshi zgjidhet anëtare e KLP-së/ Donika Prela

TIRANË- Esmeralda Keshi është zgjedhur anëtare e KLP-së, gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

 Për shkak të vonesës është përjashtuar nga votimi, drejtuesja e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Donika Prela. 

Prela mbërriti në votim kur kutia ishte mbyllur, duke e lenë jashtë procedurës. Në një prononcim për mediat, ajo tha se kishte një angazhim tjetër që i ka pamundësuar të mbërrinte në kohë.

“Kisha një angazhim tjetër prandaj nuk mund atë vija në kohë”, -ka thënë Prela.

Në mbledhjen e sotme që po zhvillon KLP, anëtarët votuan mes Esmeralda Keshit dhe Vladimir Marës dhe zgjodhën të parën. Keshi është zgjedhur si anëtare e 11-të i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet donika prela esmeralda keshi gara per klp vladimir mara donika prela esmeralda keshi gara per klp vladimir mara

Sondazh

Poll