Aktualitet

Helmohen 26 nxënës në Shkodër, drejtoresha: S’di gjë. Përgjegjësja e DSHP-së: Mos pini ujë, mund të vijë prej tij

4 Tetor 2019, 09:13 Nga DOSJA
Helmohen 26 nxënës në Shkodër, drejtoresha: S’di

SHKODËR– Njëzet e gjashtë nxënës të shkollës “Adem Haxhia” kanë përfunduar të helmuar në spitalin e Shkodrës me marrje mendsh dhe të vjella pasi dyshohet se kanë konsumuar ushqim në një fast food pranë shkollës së tyre. 

Mësohet se nxënësit janë të moshës 15-16 vjeç dhe se janë helmuar gjatë orarit të pushimit në shkollën në Postridë, ku edhe vazhdojnë mësimin.

Ata janë trajtuar për 24 orë në spitalin e Shkodrës dhe vetëm 7 prej tyre ndodhen ende të shtruar. 19 të tjerët janë në shtëpitë përkatëse në gjendje të mirë shëndetësore. 

ISHP-ja dhe policia kanë nisur hetime dhe fillimisht kanë marrë në pyetje punonjësit e fast food-it pranë shkollës. Nga ana tjetër, drejtoresha e kësaj shkolle Edlira Alija u shpreh se nuk ka pasur asnjë njoftim për helmimin e nxënësve të saj.

Kurse jashtë shkollës, përgjegjësja e DSHP-së, Dhurata Hysa është shprehur se duhen pritur konkluzionet e analizave për të dalë në një përfudnim. Gjithsesi Hysa shtoi se helmimi mund të ketë ardhur edhe nga uji dhe këshilloi qytetarët që për momentin të mos e pijnë ujin.

Gjatë deklaratës për mediat, përgjegjësja e DSHP-së u përplas me një prind, i cili u shpreh se nuk ka shanse që nxënësit të jenë helmuar nga uji, por nga ushqimi në fast-food.

Njoftimi nga Policia Shkodër

Ditën e djeshme, në orën 20:50 është marrë njoftim se në Spitalin Rajonal Shkodër janë paraqitur për mjekim 12 fëmijë të moshës 10-12 vjeç, me shenja intoksikimi, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas familjarëve të tyre fëmijët kanë konsumuar ushqim në një fast food, përpara shkollës në qendër të fshatit Postrribë, Shkodër.

Janë shoqëruar pronarët e fast food-it për deklarime, si dhe po bëhen verifikimet nga Drejtoria AKU.

Vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet helmohen 20 nxenes ne postride shkoder helmohen 20 nxenes ne postride shkoder

Sondazh

Poll