Aktualitet

Lëvizte me armë me vete, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë, pamje nga ndalimi i të riut (VD)

4 Tetor 2019, 09:53 Nga DOSJA
Lëvizte me armë me vete, arrestohet 35-vjeçari në

Vlorë-  Në prangat e policisë së Vlorës ka rënë një 35-vjeçar pasi qarkullonte me armë zjarri.  Nga policia është arrestuar  A. Xh., 35 vjeç, banues në Fier.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Blic”

Qarkullonte me armë zjarri nëpër qytet, vihet në pranga 35-vjeçari.

Në vijim të punës intensive për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, strukturat e Policisë së Vlorës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri nëpër qytet, menjëherë organizuan punën në grup dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar “Blic”.

Si rezultat i këtij operacioni, falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, u bë kapja e menjëhershme e tij në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë.

Gjatë kontrolli fizik 35-vjeçarit i sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 4 fishekë.

Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni për Hetimin e Krimit arrestoi në flagrancë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, shtetasin A. Xh., 35 vjeç, banues në Fier.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 35 vjecari ne vlore i riu lëvizte me arme arrestohet 35 vjecari ne vlore i riu lëvizte me arme

Sondazh

Poll