Bota

Megagrabitja në muzeun 'Dersden' në vitin 2019, 5 të akuzuarit dënohen me burg

Banda depërtoi në kasafortën historike të Gjelbër në Dresden më 25 nëntor 2019. Pamjet e kamerave CCTV treguan dy hajdutë të maskuar duke thyer xhamin dhe duke rrëmbyer 21 objekte të mbushura me diamante.

16 Maj 2023, 11:34 Nga a.l
Megagrabitja në muzeun 'Dersden' në vitin 2019, 5 të
Njëri nga autorët e grabitjes në muzeun Dersden

Pesë burra janë dënuar me disa vite burg për rolin e tyre në një grabitje prej 123 milionë dollarësh që tërhoqi vëmendjen e botës në vitin 2019. Një person i 6-të i dyshuar për përfshirje në megagrabitjen është shpallur i pafajshëm. 

Banda depërtoi në kasafortën historike të Gjelbër në Dresden më 25 nëntor 2019. Pamjet e kamerave CCTV treguan dy hajdutë të maskuar duke thyer xhamin dhe duke rrëmbyer 21 objekte të mbushura me diamante.

Kasaforta përmbante një koleksion mahnitës të bizhuterive historike dhe stolive të çmuara, nga tasat vezullues të gdhendur nga kristali dhe agati deri te figurina dhe gota me xhevahire të krijuara nga vezët e praruar të strucit.

Një nga pjesët më të famshme të koleksionit, një diamant jeshil 41 karat i njohur si Dresden Green, nuk ishte në muze në atë kohë, duke qenë i huazuar në Muzeun Metropolitan të Artit në qytetin e Nju Jorkut, shkruan CNN. 

Pamjet e publikuara nga Policia e Saksonisë treguan dy persona të veshur me rroba të errëta, duke lëvizur me shpejtësi nëpër galeri duke përdorur elektrik dore. Njëri prej tyre më pas përdor një sëpatë për të thyer xhamin – video tregon se autorit i duhen të paktën nëntë goditje para se xhami të thyhet. Një zjarr elektrik aty pranë rrëzoi dritat e rrugës në zonë rreth kohës së grabitjes. 

vjedhja ne dersdent

Sondazh

Poll