Bota

Zgjedhjet në Turqi/ Votojnë gruaja dhe burri më e gjatë në botë, tërheqin vëmendjen e qytetarëve

Sulltan Kosen dhe Rumeysa Glegi, të cilët mbajnë titullin si dy njerëzit më të gjatë në botë kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve teksa po votonin në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që u mbajtën në Turqi. 

16 Maj 2023, 10:21 Nga a.l
Zgjedhjet në Turqi/ Votojnë gruaja dhe burri më e gjatë
çifti më i gjatë në Turqi

TURQI- Sulltan Kosen dhe Rumeysa Glegi, të cilët mbajnë titullin si dy njerëzit më të gjatë në botë kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve teksa po votonin në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që u mbajtën në Turqi. 

Kosen votoi në lagjen Alibej në Mardin. Për shkak të problemeve që ka me ecjen, ai kërkoi një traktor me rimorkio me ndihmën e të cilit shkoi në qendrën e votimit. “Fat të mbarë për vendin tonë”, tha Kosen pas votimit. 

Ndërsa 24-vjeçarja, e cila mund të lëvizë vetëm me një karrige me rrota, votoi nga shtëpia e saj në provincën Karakul të Turqisë, shkruajnë mediat e huaja.  Ajo u konfirmua në vitin 2021 si femra më e gjatë e gjallë në botë nga Guinness World Records, lindi me Sindromën Weaver, një sëmundje e rrallë gjenetike që shkakton rritje të shpejtë midis anomalive të tjera. 

zgjedhjet ne turqi

Sondazh

Poll