Bota

Historia e Teresa Lancaster/ E mbijetuara nga rrjeti i abuzimit seksual kur ishte fëmijë, 69-vjeçarja tregon SKENAT tronditëse të priftit pedofil

Sipas raportit, abuzimi ndodhi në shkollën e mesme Archbishop Keough në Maryland, ndërsa qindra fëmijë, përfshirë Terezën, u detyruan të hynin në unazën e seksit të Kryedioqezës së Baltimores. 

16 Maj 2023, 10:42 Nga a.l

Historia e Teresa Lancaster/ E mbijetuara nga rrjeti i abuzimit seksual kur

SHBA- Teresa Lancaster, gruaja që i mbijetoi rrjetit të keqtrajtimit seksual të fëmijëve nga një prift pedofil, ka treguar se si një murgeshë u gjet e vdekur pasi u përpoq të ndihmonte viktimat.

69 vjeçarja ka treguar se ishte një nga 600 fëmijët e abuzuar brenda Kishës Katolike të Baltimorit dhe foli pas një raporti prej 456 faqesh të publikuar nga Zyra e Prokurorit të Maryland-it, që theksonte dekada të abuzimit që varionin nga vitet 1940 deri në vitin 2002, shkruan The Mirror. 

Krimet e tmerrshme shfaqen në serinë e dokumentarëve të Netflix 2017 "The Keepers", por një raport i ri detajon se si At Anthony Joseph Maskell dyshohet se është përfshirë në abuzime seksuale dhe dëmtime fizike për fëmijët në fund të viteve 1960.

Sipas raportit, abuzimi ndodhi në shkollën e mesme Archbishop Keough në Maryland, ndërsa qindra fëmijë, përfshirë Terezën, u detyruan të hynin në unazën e seksit të Kryedioqezës së Baltimores. 

Teresa shkoi te një këshilltar për të marrë disa këshilla kur ajo pretendon se ishte abuzuar nga prifti katolik At Joseph Maskel.  Prifti i kishte mohuar gjithmonë akuzat deri në vdekjen e tij në 2001 dhe nuk u akuzua kurrë penalisht. 

teresa lancaster anthony josep maskell

Sondazh

Poll