Bota

Denoncimi që pritet të sjellë 'fundin' e ish-këshilltarit të Trump: Gjatë kohës që fliste në telefon kërkonte akte seksuale

E depozituar në shtetin e Nju Jorkut, në padinë e Noelle Dunphy pretendohet se ai kërkonte seks oral teksa kryente telefonata me miqtë dhe klientët e profilit të lartë, përfshirë presidentin e atëhershëm Trump.

16 Maj 2023, 10:29 Nga a.l
Denoncimi që pritet të sjellë 'fundin' e
Rudy Giuliani

SHBA- Një ish-bashkëpunëtore e Rudy Giuliani paditi ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut, kandidatin presidencial dhe avokatin e Donald Trump për 10 milionë dollarë të hënën, duke pretenduar abuzime me pushtetin, sulme dhe ngacmime seksuale, vjedhje pagash dhe sjellje të tjera të pahijshme duke përfshirë komente seksiste, raciste dhe antisemitike.

E depozituar në shtetin e Nju Jorkut, në padinë e Noelle Dunphy pretendohet se ai kërkonte seks oral teksa kryente telefonata me miqtë dhe klientët e profilit të lartë, përfshirë presidentin e atëhershëm Trump.

Giuliani dyshohet se i ka thënë Dunphy-t se i pëlqente të sillej kështu teksa ishte duke folur në telefon, sepse kjo sjellje e bënte atë të ndihej si Bill Clinton, shkruan The Guardian. 

Të hënën, në një deklaratë për New York Daily New , një përfaqësues i Giuliani tha se ish-kryetari i bashkisë mohon me forcë pretendimet dhe planifikon të mbrohet tërësisht kundër këtyre akuzave. 

"Ky është një ngacmim i pastër dhe një përpjekje për zhvatje”, tha ai. 

Dunphy u punësua nga Giuliani në janar 2019 si drejtoreshë e  zhvillimit të biznesit dhe qëndroi në atë pozicion për 2 vjet. Ajo pretendon se gjatë punës së saj në kompanitë e Giuliani ishte jashtëzakonisht e ndjeshme emocionalisht për shkak të dhunës në familje që kishte përjetuar, gjë që i dha hapësirë ​​avokatit për të përfituar nga ajo. Sipas saj, pak pasi u punësua, Giuliani i kërkoi të qëndronte një natë me të në apartamentin e tij në Upper East Side, duke i thënë se do të qëndronte vetë. Punëdhënësi i saj atë natë kërkoi që ajo të pinte uiski me të, duke e bërë atë të dehej. 

Dunphy pohon se ajo vazhdoi të punonte për Giuliani pavarësisht neverisë dhe trishtimit të saj për atë që po ndodhte, sepse kishte frikë se do të humbiste pagën vjetore prej 1 milion dollarësh që i ishte premtuar, së bashku me përfaqësimin ligjor falas që ajo kishte rënë dakord. Në fund, siç thekson ajo në padi, shuma që ajo mori nga punëdhënësi i saj në atë kohë nuk i kalonte 12,000 dollarë, pasi Giuliani vazhdonte të shtynte pagesën e saj. 

rudy giuliani

Sondazh

Poll