16 Maj 2023, 10:17
Nga a.l
Ivan Geshev
BULLGARI- Kryeprokurori bullgar Ivan Geshev ka refuzuar të japë dorëheqjen, duke grisur letrën e tij të dorëheqjes dhe duke i quajtur rivalët e tij në parlament si “plehra politike”.
“Unë do ta përfundoj mandatin tim. Unë nuk kam frikë”, u tha gazetarëve 52-vjeçari Geshev më 15 maj gjatë një konference për media.
Geshev u përball me thirrje për të dhënë dorëheqje, pasi kundërshtarët e tij e akuzuan atë për orkestrimin e një shpërthimi pranë makinës së tij në fillim të këtij muaji, i cili u përshkrua si një tentativë për vrasje.
Përveç thirrjeve në rritje për dorëheqjen e tij lidhur me pretendimet se ai organizoi një shpërthim pranë makinës së tij, Geshev po përballet edhe me procedurat e shkarkimit të nisura nga prokurorët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Mariya Gabriel, kandidatja për kryeministre nga partia e qendrës së djathtë GERB, e cila së fundmi fitoi në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Bullgari, ka njoftuar se ministrja e saj e ardhshme e Drejtësisë do të nisë procedurat për shkarkimin e Geshev.
Megjithatë, Geshev, i cili nuk ka komentuar incidentin e supozuar me makinën e tij, pohoi se ai ishte në shënjestër të “mafias politike, oligarkisë dhe krimit të organizuar” dhe drejtoi gishtin nga ish-kryeministri Bojko Borisov për presionin ndaj tij për të dhënë dorëheqjen.
Borisov ka mohuar akuzat.
Geshev, i cili ka mbajtur postin e kryeprokurorit që nga fundi i vitit 2019, për një mandat shtatëvjeçar, këmbënguli se ka punuar gjithmonë për të mirën e Bullgarisë dhe qytetarëve të saj, por pretendoi se ishte këshilluar nga një person anonim për të dhënë dorëheqjen e tij deri më 15 maj pasi u kthye nga një udhëtim në Shtetet e Bashkuara.
Ai ka thënë se është kërcënuar duke i përmendur familjen dhe se i është thënë që nëse nuk jep dorëheqjen, do të publikohen video kundër tij.
Geshev tha gjithashtu se muajin e kaluar kishte marrë një ofertë, për të cilën i thanë se erdhi nga Borisov, për të filluar një karrierë politike ose për të shkuar si ambasador në Izrael apo Turqi. Borisov ka mohuar të ketë bërë një ofertë të tillë dhe tha se nuk ishte në gjendje ta bënte një gjë të tillë.
Mediat bullgare dhe zyrtarët e prokurorisë kanë thënë se Geshev dhe familja e tij mezi shpëtuan kur një eksploziv shpërtheu pranë makinës së tij në një rrugë në një zonë rurale.
Megjithatë, sipas ministrit të Brendshëm Ivan Demerdzhiev dhe zëvendësit të Geshev, Borislav Sarafov, i cili gjithashtu drejton Shërbimin Kombëtar të Hetimit, Geshev po udhëtonte i vetëm gjatë shpërthimit dhe makina e tij e blinduar nuk u dëmtua.
Përkundër kësaj, Geshev më 15 maj kërkoi dorëheqjen e Sarafov dhe kërcënoi se do të kërkonte shkarkimin e tij nga Këshilli i Lartë Gjyqësor nëse ai refuzon të japë dorëheqjen.
Disa vëzhgues kanë spekuluar se vetë mbështetësit e Geshev brenda partisë GERB mund të jenë kthyer kundër tij pas incidentit të 1 majit.
Aktualisht, partia GERB është në negociata për të formuar një qeveri koalicioni që mund të zhbllokojë një ngërç të zgjatur politik që ka çuar në pesë zgjedhje të përgjithshme në dy vjet.
Presidenti Rumen Radev i ka dhënë kandidates për kryeministre Mariya Gabriel mandatin e parë për të formuar një qeveri dhe ajo ka shtatë ditë për të propozuar Këshillin e Ministrave.
Nëse ajo dështon, mandati do t’i jepet grupit të dytë parlamentar më të madh, koalicionit pro-evropian Ne Vazhdojmë Ndryshimin-Bullgaria Demokratike./REL
ivan geshev
Bota
16 Maj 2023, 10:08
a.l
Cikloni Mocha në Mianmar
AZI- Thellohet bilanci i viktimave nga cikloni Mocha në Mianmar. Mediat e huaja raportojnë se numri i të vdek...
Bota
16 Maj 2023, 10:08
m.s
policia Kosove
KOSOVË- Një 21-vjeçare ka humbur jetën në Shtime, Kosovë, si pasojë e mbytjes nga ushqimi. Lajmin e ka...
Bota
16 Maj 2023, 09:54
a.l
Rexhep Taip Erodogan
TURQI- Presidenti turk ka publikuar mëngjesin e sotëm një mesazh të ri për turqit në pr...
Bota
16 Maj 2023, 09:42
a.l
Claudio Trenta
ITALI- Një pensionist italian është gjobitur me 900 euro për rregullimin e një grope në Bralassina, nj&e...
Bota
16 Maj 2023, 09:41
m.s
Marija Gabriel
A mundet komisionerja bullgare e BE-së, Marija Gabriel ta nxjerrë vendin e saj nga kriza? Ajo është emëruar të...
Bota
16 Maj 2023, 09:32
a.l
Jane Yellen
Sekretarja e Thesarit Janet Yellen ka paralajmëruar se nëse më 1 qershor nuk arrihet një marrëveshje në Kongres ...
Bota
16 Maj 2023, 09:24
a.l
George Soros
SHBA- Investitori dhe filantropi miliarder 92-vjeçar, George Soros ka reaguar së fundmi lidhur me thashethemet që ...
Bota
16 Maj 2023, 09:08
a.l
Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) ka postuar së fundmi në disa platforma sociale, Telegram, Youtube dhe Tëitter, një video ku p...
Bota
16 Maj 2023, 08:50
a.l
Liderët evropianë
UKRAINË- Udhëheqësit evropianë do të udhëtojnë sot në Islandë për ...
Bota
16 Maj 2023, 08:50
A.B
Foto ilustruese
Kompania Hanson Robotics me bazë në Hong Kong zhvillon robotë të ngjashëm me njeriun dhe është e njohur ...