Bota

Mbushi gropën 30 cm në një rrugë, 72-vjeçari italian gjobitet me 900 euro për shkelje të 'kodit të autostradës'

Në këmbim të kësaj, ai ka marrë një gjobë prej 882 € (767 £) por gjithashtu ka shkaktuar një debat rreth gropave që rrënojnë rrugët e Italisë. 

16 Maj 2023, 09:42 Nga a.l
Mbushi gropën 30 cm në një rrugë, 72-vjeçari italian
Claudio Trenta

ITALI- Një pensionist italian është gjobitur me 900 euro për rregullimin e një grope në Bralassina, një qytet i vogël në Lombardi. Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për 72-vjeçarin e identifikuar si Claudio Trenta i cili ishte aq i frustruar nga dështimi i këshillit lokal për të riparuar gropën 30 cm në vendkalimin e këmbësorëve në Barlassina, sa vendosi të merrte masa vetë duke e mbushur atë me bitum të ftohtë.

Në këmbim të kësaj, ai ka marrë një gjobë prej 882 € (767 £) por gjithashtu ka shkaktuar një debat rreth gropave që rrënojnë rrugët e Italisë. 

Në një postim në Facebook, Trenta ka shpërndarë një foto të letrës që ka marrë nga policia duke e akuzuar për shkelje të kodit të autostradës. Ai u gjobit për kryerjen e një pune potencialisht të rrezikshme në një hapësirë ​​publike pa leje apo kompetencë për ta bërë këtë veprim. 

Trenta është urdhëruar të kthejë vrimën në gjendjen e saj origjinale. 

“Nëse ata mendojnë se jam idiot, e kanë gabim. Ata më kanë provokuar, dhe kështu tani po paraqes një kundër-ankesë kundër këshillit për neglizhencë”, tha ai për Corriere della Sera. 

Trenta, i cili thotë se e raportoi gropën tek autoriteti lokal disa herë gjatë tre muajve është mbështetur dhe përgëzuar nga shumë qytetarë. 

“Sot dërgova një email proteste në bashkinë e Barlassina. Unë jam i vetëdijshëm për realitetet në Kalabri dhe Sicili, ku rrugët janë kthyer në sitë dhe nëse njerëzit nuk marrin masa vetë, gjithçka shembet", shkroi një komentues në Facebook. 

Një tjetër shkroi: "Këshilli duhet t'ju rimbursojë për paratë e shpenzuara për një thes me bitum."

Vittorio Sgarbi, një nënsekretar në ministrinë e kulturës, iu bashkua debatit. 

“Përveç kodit të autostradës, ka sens të shëndoshë. Arsyeja e shëndoshë duhet të kishte shtyrë policinë lokale të falënderonte këtë zotëri,” tha ai.  

Debati i gropave ka nxitur interes të madh mediatik. Trenta u ftua në programin Mediaset Le Iene të martën mbrëma për të hedhur më shumë dritë mbi rastin. 

claudio trenta

Sondazh

Poll