Politike

Rama del nga selia e PS, MESAZHI për qytetarët: Kemi nevojë të ruhemi nga era e fortë dehëse e një fitoreje si kjo, do nis tur kudo në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama tha se kjo është një fitore shumë e madhe dhe se socialistët duhet që të ruhen nga era dehëse e fitores.

15 Maj 2023, 22:02 Nga k.m.
Rama del nga selia e PS, MESAZHI për qytetarët: Kemi nevojë
Edi Rama

TIRANË- Kreu i qeverisë Edi Rama ka kërkuar kujdes në rezultatin e pas zgjedhjeve lokale të 14 majit. Në daljen e tij të parë pas fitores në zgjedhjet vendore, kryeministri Edi Rama tha se kjo është një fitore shumë e madhe dhe se socialistët duhet që të ruhen nga era dehëse e fitores. Po ashtu, ai paralajmëroi një tur falenderimi në gjithë Shqipërinë, duke nisur nga qyteti i Shkodrës.

"Kjo është një fitore shumë e madhe, ndjehem shumë i vogël nga harta e fitores. Kemi nevojë që të ruhemi nga era dehëse nga një fitore si kjo. Kam shumë nevojë të shkoj në Shkodër për një tur falenderimi, për të nisur nga qyteti më i bekuar nga Zoti dhe më i keqtrajtuar nga robi, një tur falenderimi në të gjithë Shqipërinë.

Nuk duhet ta harrojë askush se këto ishin zgjedhje vendore, patjetër me një dimension politik të imponuar nga hijet e së shkuarës që tentuan ta tërhiqnin përsëri këtë vend mprapa dhe i shikonin këto zgjedhje si aksion revolucionar drejt përmbysjes së qeverisë. Tanimë që shqiptarët zgjodhën ata që donin, ne duhet të vazhdojmë pa humbur kohë punët që u ngadalësuan nga fushata jo vetëm në nivelin vendor, por edhe në nivelin e qeverisjes qendrore. U jam falenderues qytetarëve, por edhe socialistëve. Falenderoj nga zemra edhe zgjedhësit e djathtë, sado qofshin, një për një. Nga ana që e dëgjuan mesazhin tim për të mos dalë fare në votime nëse e kishim të pamundur që të kapërcenin ylberin politik. Do nisim me turin e falenderimeve dhe me projektin e ri. Mu duk më e udhës që për të mos e lënë kaq shkurt t'ju ftoja dhe unë. Me falenderimin për 48 orët që keni kaluar dhe ju në këmbë dhe pa gjumë,"-tha Rama.

edi rama zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll