Politike

Drejt përfundimit numërimi për këshillat bashkiakë në Skrapar, PS kryeson, ndiqet nga 'Bashkë Fitojmë'

Deri më tani janë numëruar 21 qendra votimi nga 23 që janë në total. 

15 Maj 2023, 21:26 Nga I.A
Drejt përfundimit numërimi për këshillat bashkiakë
Numerimi

SKRAPAR- Numërimi për këshillat bashkiakë është drejt fundit në bashkinë e Skraparit. Deri më tani janë numëruar 21 qendra votimi nga 23 që janë në total. 

Partia Socialiste ka marrë deri më tani 8 vende në këshillat bashkiakë, ndërkohë që ndihet nga koalicioni 'Bashkë Fitojmë' ka marrë 5 vende. Partia Republikane Shqiptare dhe Partia Socialdemokrate kanë marrë nga 1 vend në këshillat bashkiakë.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll