Politike

Mundi Redjan Kralin, Fisnik Qosja mban fjalimin e FITORES: Kavaja votoi me zemër!

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja premtoi se do të jetë i pari që do ishte pranë qytetarëve, për t'i kthyer besimin me votë. 

15 Maj 2023, 21:41 Nga k.m.
Mundi Redjan Kralin, Fisnik Qosja mban fjalimin e FITORES: Kavaja votoi me
Fisnik Qosja

KAVAJË- Fisnik Qosja do të jetë kryetari i ri i bashkisë së Kavajës për 4 vitet e ardhshme. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja premtoi se do të jetë i pari që do ishte pranë qytetarëve, për t'i kthyer besimin me votë. 

“Kavaja voton me zemër, ashtu u ngrit në piedestalin e demokracisë, ynë iu jam mirënjohës dhe do të jem i pari që do të jem para jush. Kavaja iu kthye qytetarisë, sepse Kavaja nuk i duron padrejtësi dhe arrogancën, është qytet që reagon. Ka reaguar edhe kundër PD, edhe PS, edhe kundër njerëzve që u kanë bërë padrejtësi,”- tha Qosja.

Ndërkohë që nga ana tjetër, pasi pranoi humbjen, kandidati socialist Redjan Krali u largua duke thënë natën e mirë dhe përshëndeti të gjithë stafin elektoral të koalicion ‘Bashkë Fitojmë’.

fisnik qosja zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll