Politike

ME VIDEO/ Festë dhe tensione në Kukës! Përplasen mbështetësit pas shpalljes së rezultatit, ndërhyn Gjici

Mes tyre futet vetë Gjici dhe përpiqet të qetësojë ujërat.

15 Maj 2023, 21:31 Nga F.M
ME VIDEO/ Festë dhe tensione në Kukës! Përplasen
Përplasje në Kukës

KUKËS- Festë dhe tensione në Kukës. Marrja e një mandati të dytë nga kryebashkiaku socialist Safet Gjici ka bërë që të festohet në salla, por të ketë edhe tensione. Siç shihet në videon e mëposhtme, dy mbështetës përplasen dhe një ri prej tyre mban celularin në dorë. Mes tyre futet vetë Gjici dhe përpiqet të qetësojë ujërat.

Partia Socialiste ka shënuar fitore dhe në Kukës. Safet Gjici ka fituar një mandat të dytë. Ai ka marrë 9.519 vota, ndërsa Admir Sinamati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka vituar 8.151 vota. Kandidati tjetër, Abedin Oruçi nga Partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë mori 1.798 vota.

 

safet gjici zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll