Politike

VIDEO/ Bastioni i kthehet të djathtës! Nis festa në Kavajë, demokratët puthin e përqafojnë Qosjan e brohorasin: O Fisnik, o hero!

Ka njerëz që e puthin dhe nuk pushojnë së brohorituri emrin e tij.

15 Maj 2023, 20:45 Nga F.M
VIDEO/ Bastioni i kthehet të djathtës! Nis festa në Kavajë,
Fisnik Qosja

KAVAJË- Kavaja është në festë! Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Fisnik Qosja është rreth 700 vota para kryebashkiakut socialist Redjan Krali. Në videon që po shikoni, turma e demokratëve shihet se përqafojnë me radhë Qosjan dhe i urojnë fitoren. Ka njerëz që e puthin dhe nuk pushojnë së brohorituri emrin e tij. Ende nuk është zyrtarizuar rezultati, por Qosja duket se po shkon drejt fitores dhe Kavaja, bastion historik po u kthehet demokratëve.

 

fisnik qosja zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll