Politike

VD/ Lot e trishtim në Kavajë! Fansja e kryebashkiakut socialist shpërthen në të qara: O mbret, do të jemi pranë teje! Krali: Ishte vendimi i qytetarëve

Ajo dëgjohet ta quajë mbret kryebashkiakun që sapo humbi karrigen e tij dhe i premton që do t'i qëndrojnë gjithmonë pranë.

15 Maj 2023, 20:47 Nga F.M
VD/ Lot e trishtim në Kavajë! Fansja e kryebashkiakut socialist
Redjan Krali

KAVAJË- Humbja e kryebashkiakut socialist Redjan Krali është përjetuar keq nga mbështetësit e tij. Një grua, që ndodhej pranë tij ka nisur të qajë e dëshpëruar, por nuk i ka kursyer fjalët e mira për Kralin. Ajo dëgjohet ta quajë mbret kryebashkiakun që sapo humbi karrigen e tij dhe i premton që do t'i qëndrojnë gjithmonë pranë.

"O mbret, ti je mbret, o mbret....Ne do të na kesh gjithmonë pranë. Nuk do të braktisim kurrë se ti je njeri punëtor, je djalë shembull, je familjar. Nuk je ti për të humbur. Kavaja në gropë do shkojë tani, nuk do shohë ditë të bardha,"- thotë gruaja në fjalë duke qarë. 

"Ky ishte vendimi i marrë nga qytetarët, ky ishte vullneti i tyre,"- tha Krali dhe nuk pranoi të jepte asnjë koment më tepër. 

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Fisnik Qosja është rreth 700 vota para kryebashkiakut socialist Redjan Krali, por rezultati nuk është zyrtarizuar ende. 

fisnik qosja redjan krali

Sondazh

Poll