Bota

PAMJE TË RËNDA-/ Burri në Greqi godet me shkop qenin, denoncuesi FILMON skenën tronditëse

Vlen të theksohet se para se të shohim burrin në pamje, qeni shihet duke u përpjekur t'i largohet që do të thotë se ai me siguri e ka goditur përsëri dhe kafsha është frikësuar. 

15 Maj 2023, 21:43 Nga a.l
PAMJE TË RËNDA-/ Burri në Greqi godet me shkop qenin, denoncuesi
Greqi

GREQI- Një rast tronditës i dhunës ndaj kafshëve është raportuar në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në Lagadas të Selanikut dhe është denoncuar nga një grup i mbrojtjes së kafshëve. 

Në video shihet momenti kur një burrë duke mbajtur një shkop godet qenin, ndërsa kafsha bërtet nga dhimbjet. Në të njëjtën kohë, njeriu dëgjohet duke mallkuar vazhdimisht, teksa godet me furi qenin fatkeq. Vlen të theksohet se para se të shohim burrin në pamje, qeni shihet duke u përpjekur t'i largohet që do të thotë se ai me siguri e ka goditur përsëri dhe kafsha është frikësuar. 

“Në fillim i hodhi diçka, ndoshta ujë dhe më pas duket se e goditi me shkop 5-6 herë. Qeni është një qenush i madh bariu gjerman dhe ai e zotëron atë. Nesër do të transferohet në klinikën veterinare të bashkisë për të kontrolluar gjendjen e tij shëndetësore”, thotë zonja Kokka.

Nënkryetari i shoqatës për mbrojtjen e kafshëve kërkon nga qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës dhe të mos kenë frikë, në mënyrë që autorët të ndëshkohen dhe të parandalohen incidente të tilla, shkruan Protothema.gr. Rasti i abuzimit me kafshët po hetohet nga Departamenti i Policisë Lagada të Selanikut.

greqi

Sondazh

Poll