Bota

Ukraina: Forcat ruse nuk janë më të afta për të sulmuar

Zëdhënësi i Inteligjencës së Mbrojtjes, Andriy Yusov deklaroi se Rusia është në mbrojtje kur vjen puna për të diskutuar të gjithë vijën e frontit. 

15 Maj 2023, 21:12 Nga a.l
Ukraina: Forcat ruse nuk janë më të afta për të sulmuar
Lufta në Ukrainë

UKRAINË- Inteligjenca e Mbrojtjes e Ukrainës tha se forcat ruse nuk janë më të afta për të sulmuar në shkallë të gjerë dhe janë kryesisht në mbrojtje. Zëdhënësi i Inteligjencës së Mbrojtjes, Andriy Yusov deklaroi se Rusia është në mbrojtje kur vjen puna për të diskutuar të gjithë vijën e frontit. 

Ata janë përgatitur për mbrojtje gjatë gjithë kësaj kohe dhe ky është një faktor serioz që komanda ukrainase sigurisht e merr parasysh kur përgatitet për de-okupimin e territoreve të Ukrainës”, shtoi zyrtari.

Jusov tha se qëllimi i sulmeve raketore ruse ka ndryshuar dhe intensiteti i tyre është zvogëluar që nga dimri kur pati sulme me vëllim të lartë në infrastrukturën energjetike të Ukrainës. Ai pohoi se, Rusët kishin mungesë të disa llojeve të raketave, të tilla si Kalibr, shkruan CNN. 

“Ata po kërkojnë në mënyrë aktive mënyra për të kompensuar dhe ndryshuar jo vetëm Shahedët [dronët sulmues të prodhuar nga Irani.]. ..Po kerkojne arme ne te gjithe boten. Deri më tani nuk kanë pasur shumë sukses”, tha ai.

Ai vlerësoi se rusët kanë ende rezerva të mëdha të raketave S-300, të cilat janë të afta për shkatërrim. S-300 është projektuar si një armë kundërajrore, por rusët e kanë përdorur shpesh atë në një mënyrë tokë-tokë, në të cilën nuk është shumë e saktë. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll