Bota

Zgjedhjet/ Ambasada britanike: Mbështetim raportin e OSBE-ODIHR për blerje votash dhe presion ndaj sektorit publik

Në një deklaratë teksa ka mbështetur raportin e OSBE-ODIHR për procesin zgjedhor, duke theksuar se problemet duhet të adresohen.

15 Maj 2023, 19:54 Nga k.m.
Zgjedhjet/ Ambasada britanike: Mbështetim raportin e OSBE-ODIHR për
Foto ilustruese

TIRANË- Ambasada e Britanisë së Madhe në Shqipëri ka komentuar lidhur me zgjedhjet lokale të 14 majit. Në një deklaratë teksa ka mbështetur raportin e OSBE-ODIHR për procesin zgjedhor, duke theksuar se problemet duhet të adresohen, teksa në fund thotë se presin bashkëpunimin e ngushtë me të zgjedhurit e ri.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ndoqi nga afër zgjedhjet vendore të 14 majit. Sot duam të urojmë të gjithë të zgjedhurit për të përfaqësuar qytetarët shqiptarë në nivel vendor, duke mbajtur parasysh se procesi i numërimit është ende në vazhdim në shumë zona. Mbretëria e Bashkuar mbështet plotësisht raportin praprak të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), i cili u publikua sot. Ne mirëpresim gjetjet e raportit në lidhje me një proces përgjithësisht të mirëadministruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pavarësisht disa vështirësive teknike. Mbështesim inkurajimin e raportit për të trajtuar problemet e keqpërdorimit të burimeve shtetërore, pretendimet për shit-blerje votash dhe presionet ndaj punonjësve të sektorit publik dhe jo vetëm për të votuar në një mënyrë të caktuar. Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike, politikanët dhe institucionet që t'i adresojnë këto shqetësime, përfshirë edhe përmes Komisionit Parlamentar ad-hoc për reformën zgjedhore. Presim me kënaqësi të bashkëpunojmë ngushtë me kryetarët e sapozgjedhur të bashkive dhe këshillave bashkiakë. Si dhe i inkurajojmë të gjithë të fokusohen në mënyrën se si mund t'iu përgjigjen më së miri nevojave te gjithë qytetarët shqiptarë në lokalitetet e tyre.

Por çfarë njoftoi sot misioni OSBE-ODHIR?

Shefja e misionit të ODIHR-it, Audrey Glover deklaroi se fushata u dominua nga liderët politikë dhe se interesi i zgjedhësve u mor pak në konsideratë, ndërkohë që shprehu shqetësim për dyshimet e përdorimit të burimeve shtetërore si dhe rënien e autonomisë së medias në mbulimin e fushatës.

ambasada britanike në tiranë zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll