Bota

ZGJEDHJET/ Erdogan triumfon në zonat e goditura nga tërmeti, në Kahramanmaras siguroi 71% të votave

Me 99.87% të votave të numëruar, Erdogan ka arritur të mbajë fortesat e tij në zonat e goditura nga tërmeti, pavarësisht zemërimit publik pas tërmeteve të 6 shkurtit dhe fajësimit të qeverisë.

15 Maj 2023, 19:45 Nga a.l
ZGJEDHJET/ Erdogan triumfon në zonat e goditura nga tërmeti, në
Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Rexhep Taip Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu po përgatiten për raundin e dytë të zgjedhjeve të 28 majit, pasi asnjëri prej tyre nuk arriti të mbledhë më shumë se 50% të votave në garën e djeshme.

Me 99.87% të votave të numëruar, Erdogan ka arritur të mbajë fortesat e tij në zonat e goditura nga tërmeti, pavarësisht zemërimit publik pas tërmeteve të 6 shkurtit dhe fajësimit të qeverisë.

Në veçanti, në provincën e Kahramanmaras, e cila u godit rëndë nga tërmeti, Erdogan shënoi një përqindje prej 71.88%, në ndryshim nga Kilicdaroglu, i cili regjistroi një përqindje të ulët prej 22.20%. 

Në rajonin e Osmaniye, përqindja e Erdoganit është 62.31% kundrejt 30.74% të Kilicdaroglu. Në provincën e Hatay,  epërsia e Erdoganit është margjinale me 48.07% kundrejt Kilicdaroglu 48.03%, shkruan Protothema.gr. 

Kujtohet se tërmeti vdekjeprurës në Turqi mori jetën e rreth 50 mijë njerëzve.  Pjesëmarrja në zgjedhje arriti në 88.92% në sondazhet e ngritura brenda Turqisë, ndërsa pjesëmarrja për turqit që votuan jashtë arriti në 52.69%. 

zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll