Bota

Macron: Franca është e hapur për trajnimin e pilotëve luftarakë ukrainas

Kur u pyet nëse Franca do të dërgonte avionë luftarakë në Ukrainë, Macron u përgjigj se ai nuk po fliste për aeroplan por raketa dhe stërvitje.

15 Maj 2023, 20:46 Nga a.l
Macron: Franca është e hapur për trajnimin e pilotëve
Emmanuel Macron dhe Volodymyr Zelenskyy

FRANCË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një intervistë me transmetuesit francez TRF1 tha se Francëështë e hapur për trajnimin e pilotëve luftarakë ukrainas. 

“Ne kemi hapur derën për trajnimin e pilotëve luftarakë. Trajnimi mund të fillojë menjëherë”, tha Macron.

Kur u pyet nëse Franca do të dërgonte avionë luftarakë në Ukrainë, Macron u përgjigj se ai nuk po fliste për aeroplan por raketa dhe stërvitje, shkruan CNN. 

Ne nuk do të dorëzojmë armë që do të lejojnë [Ukrainë] të arrijë në tokën ruse”, tha Macron.  

Ndërkohë aktualisht lufta mes dy vendeve është përqendruar rreth rajonit lindor ukrainas me rëndësi strategjike. Në sulm kanë marrë pjesë edhe mercenarët ëagner, që kanë dëbuar mijëra njerëz nga shtëpitë e tyre dhe ka lënë zonën e shkatërruar. Por pavarësisht nga sasia e madhe e fuqisë punëtore që Rusia ka derdhur për të pushtuar qytetin, ata nuk kanë qenë në gjendje të marrin kontrollin total dhe këtë javë pësuan humbje të mëdha në zonë. 

emmanuel macron lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll