Bota

'Agjërim deri në vdekje'/ KULTI në Kenia me mbi 200 të vdekur, detajet RRËQETHËSE: Fëmijët ishin të parët që sakrifikoheshin! I linin në diell të vdisnin më shpejt

Gratë dhe burrat ishin të radhës për të ndjekur planin e vetëvrasjes, tha Titus Katana.

15 Maj 2023, 20:02 Nga a.l
'Agjërim deri në vdekje'/ KULTI në Kenia me mbi 200
Kenia

KENIA- Detaje rrëqethëse nga hetimet në juglindje të Kenias, aty ku më shumë se 200 persona janë zhavrrosur pranë një pylli, të cilët besohet se ishin sakrificë e një kulti të krishterë. Një ish-zëvendës predikues i kultit i tha Neë York Times se fëmijët vriteshin të parët, të urdhëruar të agjëronin në diell që të vdisnin më shpejt.

Gratë dhe burrat ishin të radhës për të ndjekur planin e vetëvrasjes, tha Titus Katana. Katana i cili po ndihmon policinë me hetimin përshkroi gjithashtu për Sunday Times trajtimin e supozuar brutal të fëmijëve, duke thënë se ata ishin mbyllur në kasolle për pesë ditë pa ushqim dhe ujë.

“Më pas i mbështollën me batanije dhe i varrosën, madje edhe ato që po merrnin frymë”, citohet të ketë thënë ai.

Thuhet se ndjekësve të kultit u tha se do të arrinin në parajsë më shpejt nëse do të vdisnin nga uria. Autopsitë zyrtare të disa prej trupave në fermën e gjerë Shakahola, pranë qytetit bregdetar të Malindi, gjetën shenja urie, mbytje dhe dhune brutale. 

Më shumë se 600 persona, të cilët raportohet se janë anëtarë të kultit të Kiametit, të udhëhequr nga pastori Paul Mackenzie, janë ende të zhdukur. Pastori Mackenzie, i cili aktualisht është në paraburgim nga policia, tha se mbylli Kishën e tij Ndërkombëtare të Lajmit të Mirë katër vjet më parë pas gati dy dekadash funksionimi.

Por BBC kishte zbuluar qindra predikime të tij ende të disponueshme në internet, disa prej të cilave dukej se ishin regjistruar pas kësaj date. Në një intervistë me gazetën Kenias Daily Nation disa javë më parë, Pastor Mackenzie mohoi gjithashtu se i kishte detyruar ndjekësit e tij të vdisnin nga uria.

Duke shpjeguar arsyetimin e tij për largimin nga kulti, Katana, i cili gjithashtu po ndihmon në një hetim policor kundër pastorit, tha se mësimet e tij ishin bërë shumë të çuditshme. Pastor Mackenzie inkurajoi gjithashtu nënat që të shmangin kërkimin e kujdesit mjekësor gjatë lindjes dhe të mos vaksinojnë fëmijët e tyre.

Pjesa më e madhe e predikimit të Pastor Mackenzie lidhet me përmbushjen e profecive biblike për Ditën e Gjykimit. Përmbajtja në internet e kishës përmban gjithashtu postime për fundin e botës, dënimin e afërt dhe rreziqet e supozuara të shkencës.

Marrë dhe përshtatur nga BBC. 

kenia

Sondazh

Poll