Politike

PS merr bashkinë e Divjakës, Gorrea: Fitore spektakolare

Kandidati i PS-së Josif Gorrea mori 9309 vota, duke kryesuar kështu ndaj Aurel Malkos, i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili arriti të fitojë 6916 vota. 

15 Maj 2023, 20:22 Nga I.A
PS merr bashkinë e Divjakës, Gorrea: Fitore spektakolare
Josif Gorrea

DIVJAKË- Partia Socialiste ka fituar edhe Bashkinë e Kavajës. Kandidati i PS-së Josif Gorrea mori 9309 vota, duke kryesuar kështu ndaj Aurel Malkos, i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili arriti të fitojë 6916 vota. Gorrea ka falenderuar qytetarët për mbështetjen e tyre.  

“Është kënaqësi e veçantë, unë jetoj në këtë vend prej 8 brezash, kandidimi im erdhi si një rrufe nga qielli. Falenderoj PS dhe Edi Ramën për këtë besim dhe unë bëra përpjekjet maksimale. Falenderoj pa masë popullin e bashkisë Divjakë. Në kryesojmë me 2 mijë e 400 vota, ishte një fitore spektakolare. Iu bashkuam rrymës së madhe të fitoreve të shumta të Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë. Unë jam një bujk, do të bëj më të mirën për fshatin tim për qytetin tim”, tha Gorrea.

aurel malko josif gorrea zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll