Bota

Takimi në Bruksel/ Petkoviç: Situata rreth dialogut është e vështirë! Sjelljet e Bislimit kanë qenë skandaloze

 Ai gjithashtu ka pretenduar se Serbia në anën tjetër është përgatitur për takimin, me ekspertë dhe propozime.

15 Maj 2023, 19:05 Nga a.l
Takimi në Bruksel/ Petkoviç: Situata rreth dialogut është
Petar Petkoviç

KOSOVË-Kryenegociatori serb, Petar Petkoviç ka reaguar lidhur takimin që zhvilloi sot me kryenegociatorin e Kosovës, Benik Beslimi në Bruksel, në kuadër të bisedimeve për procesin e dialogut mes dy vendeve. Në një deklaratë për mediat ai tha se sjelljet e Bislimit kanë qenë skandaloze dhe se situata rreth dialogut është e vështirë. Ai gjithashtu ka pretenduar se Serbia në anën tjetër është përgatitur për takimin, me ekspertë dhe propozime.

Bislimi që erdhi vetëm dhe kur duhej të diskutonte për çështje të rëndësishme, si formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, çështjet e të pagjeturve, liria e lëvizjes, çështjet që kanë të bëjnë me jetën, dhunën institucionale të Kurtit, nuk deshi të japë përgjigje konkrete dhe u përpoq t’i jepte kuptim rrjedhës së bisedës me ndërhyrje të ndryshme”, ka thënë Petkoviç. 

Në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, sot në Bruksel, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim me kryenegociatorët për dialogun, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç nga pala serbe. Në fokus të bisedimeve ishte tema e të zhdukurve në luftë dhe Asosacioni i komunave me shumicë serbe. Lajçak, paraprakisht ka takuar ndaras Bislimin dhe Petkoviçin, takim ky i pari mes zyrtarëve pas atij të nivelit të lartë që u mbajt më 2 maj në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Takimi nuk ka patur një rezultat konkret lidhur me çështjet. 

dialogu kosove-serbi petar petkoviq

Sondazh

Poll