Politike

Tensione në Kurbin! Inspektorët e KQZ nisen drejt Laçit, monitorojnë garën mes Carës e Haxhiut

Vendimi i KQZ-së është marrë pas tensioneve të vazhdueshme që janë regjistruar në këtë njësi.

15 Maj 2023, 20:01 Nga F.M
Tensione në Kurbin! Inspektorët e KQZ nisen drejt Laçit,
Kurbin

KURBIN- Tensione janë raportuar në Kurbin. Mësohet se inspektorë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë nisur drejt Laçit për të monitoruar procesin e numërimit të votave që vulosin garën mes kryebashkiakes aktuale socialiste Majlinda Cara dhe kandidatit të koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Behar Haxhiu. Vendimi i KQZ-së është marrë pas tensioneve të vazhdueshme që janë regjistruar në këtë njësi. Pritet të zbardhen më shumë detaje nga situata në Kurbin. Cara ka 7081 vota, ndërsa Haxhiu e ndjek me 6 mijë e 937 vota.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll