Politike

Numërim dhe tensione! Fisnik Qosja kalon në epërsi me 600 vota, lë pas kryebashkiakun socialist në Kavajë

Paradite u raportuan tensione, që më pas u qetësuan, ndërsa në mesditë u bë një pushim për shkak të lodhjes së komisionerëve. Më pas, procesi rinisi, por pati sërish tensione e ndërprerje.

15 Maj 2023, 19:59 Nga F.M
Numërim dhe tensione! Fisnik Qosja kalon në epërsi me 600 vota,
Fisnik Qosja

KAVAJË- Kavaja është ngjyrosur blu! Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Fisnik Qosja ka kaluar rivalin e tij socialist, kryebashkiakun Redjan Krali me 600 vota. Kavaja e nisi procesin e numërimit nga zonat rurale ku trimfoi Krali, por procesi ka pasur ndërprerje të vazhdueshme.

Paradite u raportuan tensione, që më pas u qetësuan, ndërsa në mesditë u bë një pushim për shkak të lodhjes së komisionerëve. Më pas, procesi rinisi, por pati sërish tensione e ndërprerje. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se situata është stabilizuar.

Megjithatë, rezultati nuk mund të konsiderohet përfundimtar pasi deri më tani janë numëruar vetëm 75% e kutive. Pritet përfundimi i numërimit, por festa mes simpatizantëve demokratë ka nisur.

fisnik qosja redjan krali zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll