15 Maj 2023, 17:25
Nga k.m.
Nëna e Belerit
HIMARË- Fredi Beleri, i cili është ende në burg, ka fituar zgjedhjet për Bashkinë e Himarës. Megjithatë, edhe pas fitores së tij në zgjedhje, familja e tij nuk e ka kontaktuar. Hermiona Beleri, vajza e tij, duke folur për MEGA, komentoi fjalimin parazgjedhor që bëri duke përfaqësuar të atin.
“Ishte diçka që duhej bërë,”- tha 18-vjeçarja, duke përmendur se nuk ka mundur të kontaktojë me të atin gjatë numërimit të votave të fundit.
“Kur doli rezultati pati një shpërthim gëzimi. Presim gjykatën për ta nxjerrë nga burgu. Atë që dini ju, dimë edhe ne,”-shtoi ajo.
Por çfarë thonë prindërit e Fredi Belerit?
Akoma më të lumtur për fitoren e Fredi Belerit janë njerëzit e afërt dhe në veçanti prindërit e tij, të cilët ndihen krenarë për djalin e tyre.
“Ky është gëzimi më i madh i jetës sime. Falenderoj edhe zotin Rama që i dha kaq shumë vlerë djalit tim dhe fitorja e Fredit është shpërblimi i tij për luftën që ka bërë që në moshën 19-vjeçare e deri më sot. Fredi është në burg, por Zoti ia dha gëzimin sot. Është dhurata më e mirë e jetës sime,”- vuri në dukje nëna e kryebashkiakut të ri duke folur për Alpha, ndërsa babai i tij është shprehur njëkohësisht “shumë i lumtur dhe i emocionuar”.
Në kamerën e Alpha ka folur edhe bashkëshortja e Fredi Bellerit , e cila u ankua se nuk e lejuan ta shihte bashkëshortin.
"Organet kompetente as sot nuk më lanë ta shoh. I mora rrobat, se kishte kaluar shumë ditë pa ndërruar dhe pa ushqim. Nuk më lejuan ta takoj sepse ka nevojë për një vendim nga prokurori. Fatmirësisht na lanë ti çojmë rrobat,"-shtoi ajo.
Fredi Beleri u shpall fitues në Bashkinë e Himarës. Me vetëm 19 vota para Fredi Bleri ka arritur që të fitojë kundrejt Jorgo Goros. Fredi Beleri ka fituar 3837 vota në total, kundrejt 3818 vota që ka fituar Jorgo Goro. Beleri u arrestua pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër nën akuzën për blerje votash për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK. Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave. Sipas policisë, hetimet nisën 4 ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues./Dosja.al
hermiona beleri himare
Politike
15 Maj 2023, 17:30
I.A
Flamur Golemi
GJIROKASTËR- Numërimi i votave ka përfunduar në Gjirokastër me fitues Flamur Golemin. Golemi ka arritur t&...
Politike
15 Maj 2023, 17:25
F.M
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se është ndërprerë numë...
Politike
15 Maj 2023, 17:22
F.M
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se të gjithë subjektet kanë të drejtë të bëjnë...
Politike
15 Maj 2023, 17:24
Edi Rama ka përgëzuar Elton Arbanën dhe ekipin e tij përmes një video telefonate pasi kryeson në Shijak. Arbana ësht&e...
Politike
15 Maj 2023, 17:21
I.A
Elton Arbana
SHIJAK- Kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana ka fituar në bashkinë e Shijakut. Arbana doli fitues me 4400 vota diferenc&e...
Politike
15 Maj 2023, 17:18
F.M
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se nuk është vendosur ende se çfarë do të bëhet me kut...
Politike
15 Maj 2023, 17:12
F.M
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka dhënë të dhënat e fundit zyrtare n...
Politike
15 Maj 2023, 16:51
k.m.
Takimi
FIER- Kundërshtarët kanë shtrënguar duart në Fier pas përfundimit të numërimit të votave. Pas fitores, ...
Politike
15 Maj 2023, 16:31
I.A
Flutura Acka
TIRANË- Deputetja demokrate Flutura Açka ka deklaruar se hunmbja e zgjedhjeve është e trishteshme. Me anë t&eu...
Politike
15 Maj 2023, 16:07
I.A
Audrey Glover
TIRANË- Ambasadorja e ODIHR Audrey Glover ka deklaruar se kërcënimet ndaj njerëzve duhet që të ndalet. Gja...