Politike

Humbin Mirditën, Ndrec Dedaj mesazh qytetarëve: Nuk e besuat votën time, suksese Albertit në detyrën e re

Por gjithashtu ka thënë edhe 2 fjalë për qytetarët që e mbështetën përgjatë 8 viteve që ishte në pushtet, ndërsa një mesazh i la edhe pasardhësit të tij, Albert Mëlyshit. 

15 Maj 2023, 17:37 Nga k.m.
Humbin Mirditën, Ndrec Dedaj mesazh qytetarëve: Nuk e besuat
Ndrec Dedaj

MIRDITË- Kandidati i Partisë Socialiste, Ndrec Dedaj, i cili humbi garën për Bashkinë e Mirditës, ka pranuar humbjen. Por gjithashtu ka thënë edhe 2 fjalë për qytetarët që e mbështetën përgjatë 8 viteve që ishte në pushtet, ndërsa një mesazh i la edhe pasardhësit të tij, Albert Mëlyshit. 

"Të dashur bashkëqytetarë, sëbashku me ju po përmbyllim një rrugëtim 8-vjeçar në krye të punëve të Bashkisë Mirditë. Ju shpreh mirënjohje pa kufij që më dhatë mundësinë të përmbushja një ëndërr, që gjith dashurinë që kam patur dhe kam për Mirditën dhe ju, ta përkthej nëpërmjet punës me gjtith fuqinë e mendjes dhe të zemres, në të mira publike, sociale e shpirtërore, tashmë të prekshme dhe të pranuara nga të gjith. Garova dhe për një rrugtim tjeter 4 vjeçar pasi kisha projekte e punë të tjera për të kryer, por ju e besuat votën tuaj për kundërshtarin tim në këto zgjedhje Albert Melyshin. I uroj Albertit suksese në detyren e lartë të Kryetarit Bashkisë dhe bëftë më të mirën për Mirditën dhe ju të dashur qytetarët e mijë. Sovrani nuk gjykohet. I juaji Ndrec Dedaj,"-tha Dedaj. 

ndrec dedaj zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll