Politike

Zgjedhjet në Tiranë, Arlind Qori: Do analizoj rezultatin kuti pas kutie, më pas do mbaj qëndrimin tim

15 Maj 2023, 18:23 Nga F.M
Zgjedhjet në Tiranë, Arlind Qori: Do analizoj rezultatin kuti pas
Arlind Qori

TIRANË- Kreu i ‘Lëvizja Bashkë’, Arlind Qori ka deklaruar se po pret përfundimin e numërimit të votave për të mbajtur një qëndrim në lidhje me zgjedhjet e 14 majit. Në një prononcim për Euronews, Qori tha se do të analizojë gjithçka kuti pas kutie.

“Po pres përfundimin e procesit, gjithçka mund të ndodhë. Nuk kam ndonjë koment për momentin. Do ta analizojmë kuti pas kutie dhe do dalim edhe me një qëndrim. E kam thënë që në fillim që do marrim nga 5-150 mijë vota, jemi aty midis kështu që nuk kam çfarë them më shumë,”- u shpreh Qori.

Qori deri më tani ka marrë 11 mijë e 324 vota. I pari renditet kryebashkiaku Erion Veliaj me 128 mijë e 946 vota, i dyti Belind Këlliçi i ‘Bashkë Fitojmë’ me 82 mijë e 750 vota. Qori ka lënë pas dhe Roland Bejkon, të dalë nga grupi i PD-së që mbështet Enkelejd Alibeajn, i cili ka marrë vetëm 10 mijë e 162 vota. Numërimi vijon ende.

arlind qori zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll