Politike

Mori bashkinë e Shkodrës, Benet Beci: Projektet e premtuara do bëhen realitet

Beci një falënderim të veçantë e pati për të gjithë demokratët që iu dhanë mundësinë për të drejtuar bastionin historik të PD-së.    

15 Maj 2023, 19:13 Nga I.A
Mori bashkinë e Shkodrës, Benet Beci: Projektet e premtuara do
Benet Beci

SHKODËR- Kandidati i PS-së Benet Beci ka mbajtur një fjalim pas fitores në Shkodër. Gjatë fjalës së tij, Beci ka theksuar se është i gatshëm që besimin ta kthejë në punë. Beci një falënderim të veçantë e pati për të gjithë demokratët që iu dhanë mundësinë për të drejtuar bastionin historik të PD-së. Beci po ashtu tha se do të punojë për të gjithë qytetarët Shkodranë pavarësisht ngjyrës politike. 

I jam shumë mirënjohës Shkodrës për besimin. Jam këtu për ta kthyer në punë besimin e tyre. Besimi i tyre është një obligim i yni për secilin qytetar që na ka votuar dhe që nuk na ka votuar. Do të jemi në shërbim të çdo shkodrani e shkodraneje. Jam shumë i lumtur dhe i gëzuar që kemi pasur një fushatë të qetë në Shkodër për të cilën i jam mirënjohës çdo anëtari të PS-së të cilët ndonjëherë as nuk guxonin të mendonin se do të fitonin e kanë qenë mbështetës. I jam mirënjohës çdo demokrati që na kanë parë me besim. Për ne është obligim t’jua kthejmë në punë dhe atyre. Sot jemi para një sfide të jashtëzakonshme për ta bërë atë që premtuam me një mirënjohje të veçantë për kryeministrin Rama. Planet dhe projektet që ne kemi bërë për Shkodrën do të bëhen realitet. Faleminderit të gjithë votuesve e numëruesve dhe ekipit tim, ju jam mirënjohës,” tha Beci.

benet beci zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll