Art&Argëtim

Sanna Marin, ish-kryeministrja e Finlandës, humb në politikë dhe dashuri

Pas humbjes së zgjedhjeve në Finlandë, ish- kryeministrja Sanna Marin duket se ka përjetuar një tjetër 'disfatë', në jetën dashurore.

15 Maj 2023, 18:18 Nga a.d
Sanna Marin, ish-kryeministrja e Finlandës, humb në politikë dhe
Sanna Marin, ish-kryeministrja e Finlandës

FINLANDË-Ish-kryeministrja e Finlandës i kishte të gjitha: pushtet, një jetë personale të ekuilibruar, një partner besnik dhe të dashur dhe një milion ndjekës në Instagram -Por pas humbjes së saj në zgjedhje erdhi një divorc kur ish-bashkëshorti i saj u "kap" në një lokal me një grua tjetër. Sanna Marin ishte  liderja më e re politike në botë dhe më e reja në historinë e vendit të saj kur mori detyrën si kryeministre e Finlandës në gusht 2020, dhe në mandatin e saj të shkurtër ajo arriti të pamundurën për shumë, përkatësisht anëtarësimin e Finlandës në NATO dhe menaxhimin në mënyrë perfekte të situatës së krijuar gjatë  COVID-19. Megjithatë, Marin dhe partia e saj, humbën zgjedhjet e këtij vitit, duke bërë që populli të kalojë nga ana e djathtë.

Përveç humbjes në politike, duket se Marin ka ‘humbur’ edhe në jetën personale. Javën e kaluar ajo njoftoi përmes rrjeteve sociale - fillimisht në Twitter dhe më pas në Instagram, vendimin e përbashkët për t'u ndarë nga partner i saj prej gati njëzet vitesh, Markus Raikkonen, me të cilin ka qenë e martuar që prej vitit 2020.

Sanna Marin, ish-kryeministrja e Finlandës, humb në politikë dhe
Bashkëshorti i Sanna Marin me një grua tjetër, disa ditë para shpalljes së divorcit

Sanna ka një diplomë bachelor dhe master në Shkenca Menaxhimi. Angazhimi i saj me politikën filloi  në vitet studentore, kur në vitin 2006, në moshën 21-vjeçare, ajo iu bashkua Rinisë së Partisë Socialdemokrate dhe katër vjet më vonë ajo u ngjit në gradat më të larta të saj, konkretisht në postin e nënkryetares. Gjatë karrierës së saj si kryeministre, Marin është kritikuar shumë për sjelljën e saj ‘jashtë kornizave’ dhe që shumë herë është cilësuar si ‘e papërshtatshme’. Kjo përfshin veshjet të stilit rrok, me xhaketë lëkure dhe pantallona të shkurtra si dhe xhaketat e hapura në pjesën e gjoksit.  Madje, është detyruar të kalonte një testim droge, për të qetësuar qytetarët dhe ndjekësit e saj.

Sanna Marin, ish-kryeministrja e Finlandës, humb në politikë dhe
Ish-kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin

Sanna Marin, ish-kryeministrja e Finlandës, humb në politikë dhe

 

sanna marin ish-kryeministrja e finlandes

Sondazh

Poll