Art&Argëtim

Shikuesit sulmojnë Kleopatrën afro-amerikane në serialin e ri të Netflix

Shikuesit japin vlerësime të ulëta për serialin 'Queen Cleopatra', duke kundërshtuar zgjedhjen e një aktoreje afro-amerikane për të portretizuar Kleopatrën, mbretëreshën egjiptiane.

15 Maj 2023, 17:43 Nga a.d
Shikuesit sulmojnë Kleopatrën afro-amerikane në serialin e ri
Adele James, Cleopatra në serialin 'Queen Cleopatra'

SHBA- Seriali “Queen Cleopatra" u bë i disponueshëm në Netflix vetëm 5 ditë më parë dhe që atëherë, shikuesit e kanë  "bombarduar" me vlerësime të këqija në platformat Internet Movie Database dhe Rotten Tomatoes.

Kjo vjen si pasojë e zgjedhjes së një aktoreje afro-amerikane për të luajtur rolin kryesor, atë të mbretëreshës egjiptiane, Kleopatrës. Kjo zgjedhje ka nxitur reagimet e arkeologëve dhe akademikëve në Egjipt, të cilët argumentojnë se Kleopatra duhet të kishte pasur lëkurë me ngjyrë më të hapur, pasi ajo ishte me origjinë greke, nga dinastia Ptolemaike. Ndërkohë, krijuesit e serialit "Mbretëreshës Kleopatra" (që është sezoni i dytë i serialit të titulluar "Mbretëreshat e Afrikës" ), mbrojnë zgjedhjen e tyre. Aktorja dhe gruaja e Will Smith, Jada Pinkett Smith , producentja e serialit, deklaroi se “nuk shohim apo dëgjojmë shpesh histori për mbretëreshat afroamerikane . Ishte shumë e rëndësishme për mua, vajzën time dhe komunitetin tim që të mund t'i njihnim këto histori, sepse ka shumë."

Ndërsa regjisorja me origjinë iraniane e serialit, Tina Gharavi, komentoi për filim ‘Cleopatra’ të vitit 1963, me aktore kryesore Elizabeth Taylor. “Ka më shumë gjasa që Kleopatra e vërtetë të jetë dukur si aktorja jonë, sesa është dukur ndonjëherë Elizabeth Taylor.” “Mbaj mend kur isha fëmijë, shikoja Elizabeth të lunate Kleopatrën. Më mbërthente, por në të njëjtën kohë, ai imazh nuk ishte i duhuri. A ishte lëkura e saj me të vërtetë aq e bardhë?” shtoi Gharavi.

Shikuesit sulmojnë Kleopatrën afro-amerikane në serialin e ri
Elizabeth Taylor në rolin e Kleopatrës, 1963

Sipas saj, origjina e Kleopatrës i ka kaluar grekëve, më pas maqedonasve dhe persëve.

Ajo që dihet, është që familja e saj greke-maqedonase pati martesa në dinastinë Seleucid të Azisë Perëndimore dhe ka jetuar në Egjipt për rreth 300 vjet. Kleopatra ka qenë 8 gjenerata larg këtyre paraardhësve, që i bën gjasat që ajo të ketë pasur lëkurë të bardhë, shumë të vogla,”- konstatoi regjisorja. 

Po për këndvështrimin e shikuesve? Më shumë se 22,000 përdorues të platformës IMDb formuan një vlerësim mesatar prej 1.2 nga 10 për serialin "Mbretëresha Kleopatra".

queen cleopatra netfix

Sondazh

Poll