Art&Argëtim

Rezultat zhgënjyes/ Vjen reagimi i parë nga familja Kelmendi: Eurovisioni s’ka më vlera

Reagimi i parë ka ardhur nga bashkëshorti i Albina Kelmendit, Valon Vataj, i cili ka bërë një reagim në rrjete sociale, duke thënë se politika triumfoi kundër trojeve shqiptare.

14 Maj 2023, 11:53 Nga f.i
Rezultat zhgënjyes/ Vjen reagimi i parë nga familja Kelmendi:
Familja Kelmendi

BRITANI E MADHE- Mbrëmjen e djeshme është mbajtur finalja e edicionit të 67-të të ‘Eurovision Song Contest’, ku Albina dhe Familja Kelmendi kanë përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Duje”. Kënga është vlerësuar me 76 pikë duke dalë në vend të 22, një rezultat ky zhgënjyes për familjen Kelmendi.

Reagimi i parë ka ardhur nga bashkëshorti i Albina Kelmendit, Valon Vataj, i cili ka bërë një reagim në rrjete sociale, duke thënë se politika triumfoi kundër trojeve shqiptare. Vataj ka thënë se Eurovision nuk ka më vlera.

“Eurovision nga aspekti profesional e njerëzore nuk ka me vlera! Familja ime është fituese e ruajtjes se vlerave muzikore e kombëtare”, -shkruan ai.

Rezultat zhgënjyes/ Vjen reagimi i parë nga familja Kelmendi:

Fituesja e këtij viti ishte Suedia me përfaqësuese,Loreen me këngën “Tattoo”, duke marrë pikët maksimale nga të gjitha këngët konkurruese.

eurovision 2023 albina kelmendi

Sondazh

Poll