Art&Argëtim

Tërhoqi vëmendjen për stilin e veçantë në EUROVISION/ Kush është Marco Mengoni, këngëtari italian që fitoi 'Sanremon', ZBULOHET lidhja me reperin

Me këngën “Due vite” (Dy jetë), këngëtari i pashëm italian arriti të bëjë për vete edhe ata që nuk i kuptojnë fjalët, ndaj shumëkush supozon se performanca e tij në finalen e Eurovizionit nesër do të jetë e mrekullueshme.

13 Maj 2023, 15:49 Nga a.l
Tërhoqi vëmendjen për stilin e veçantë në
Marco Mengoni

ITALI- Që kur fitoi festivalin e sivjetëm në Sanremo, Marko Mengoni nuk ka reshtur së foluri për arritjet e tij dhe emocionet e skenave gjigande që ai ka prekur. Me këngën “Due vite” (Dy jetë), këngëtari i pashëm italian arriti të bëjë për vete edhe ata që nuk i kuptojnë fjalët, ndaj shumëkush supozon se performanca e tij në finalen e Eurovizionit nesër do të jetë e mrekullueshme.

Pas Sanremos, Marco Mengoni tha se do të merrte pjesë në Eurovizion, por se ende nuk ishte i sigurt se me cilën këngë do të performonte. Mirëpo, sipas basteshkruesve të Eurovizionit, me këngën “Due Vite” ishte ndër të preferuarit ndaj presim që sërish ta zgjedhë. 

35-vjeçari i pashëm e ka arritur tashmë ëndrrën e tij në vendlindjen e tij në Itali. Shumë njerëz e dinë se ai tashmë ka përfaqësuar Italinë në Eurovision 2013 në Suedi me këngën "L'Essenzio" (The Essential) dhe se ka zënë vendin e shtatë. Para kësaj, në vitin 2009, ai arriti sukses duke fituar X-factor italian, dhe një vit më vonë, MTV e shpalli atë interpretuesin më të mirë evropian të atij viti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marco Mengoni (@mengonimarcoofficial)

Megjithatë, këngëtari i njohur mesa duket ka zgjedhur të tregojë shumë për jetën profesionale dhe të tregohet i rezervuar për atë privaten. 

Ai lindi në ditën e Krishtlindjes 1988 në qytetin Ronsiglione në provincën e Lazios. Ai zbuloi pasionin për muzikën gjatë studimeve dhe më pas filloi të performojë në lokale dhe dasma. Pas Romës, ku u regjistrua në një shkollë muzikore dhe një shkollë për gjuhë të huaja, u transferua në Milano, ku jeton sot. Ai po lufton një sëmundje shumë delikate - dismorfinë. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marco Mengoni (@mengonimarcoofficial)

Dismorfia e trupit është një çrregullim i rëndë psikologjik që karakterizohet nga mendimet komplekse për paraqitjen fizike. Ai nuk flet për difektet e tij, ashtu si statusi i tij i dashurisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marco Mengoni (@mengonimarcoofficial)

Ndonëse jetën e tij private e mban larg syrit të publikut, ai përflitet se është në një lidhje me reperin italian Alessandro Mahmoud, por ai asnjëherë nuk e ka konfirmuar apo mohuar. 

 

marco mengoni

Sondazh

Poll