Art&Argëtim

Shqipëria zë vendin e 5 nga fundi në Eurovision, fiton Suedia

Këngëtarja Loreen me këngën "Tattoo" rrëmbyen vendin e parë duke marrë pikët maksimale nga të gjithë këngët konkuruese.

14 Maj 2023, 00:52 Nga DOSJA

Shqipëria zë vendin e 5 nga fundi në Eurovision, fiton Suedia

BRITANI E MADHE- Shqipëria zë vendin e 5 nga fundi në Eurovision, fiton Suedia! Në një betejë të ngushtë pikësh me Finlandën, Suedia është fituesja e Eurovision 2023. Këngëtarja Loreen me këngën "Tattoo" rrëmbyen vendin e parë duke marrë pikët maksimale nga të gjithë këngët konkuruese. Suedia pati një mbështetje të madhe nga publiku dhe nga vendet që morën pjesë duke pasur një diferencë të madhe pikësh duke u rrëmbyer thuajse të gjithëve "12 pikë".

Një spektakël plot emocione e performanca fantastike solli finalja e madhe e Eurovision 2023 në Liverpool Arena në Britani të Madhe.

Në vendin e dytë doli  Finlanda ndërsa në vendin e tretë Izreali.

Shqipëria u përfaqësua këtë vit me këngën "Duje" e kënduar nga Albina dhe Familja Kelmendi e cila u rendit në vendin e 22 me 76 pikë duke prapa shumë vende të tjera konkuruese të cilat nuk u kualifikuan në gjysmëfinalet për të shkuar në finalen e madhe.

 

Sondazh

Poll