Art&Argëtim

'Kelly Clarkson Show' akuzohet për bullizëm në mjedisin e punës, 11 puntorë ankesë anonine

Punonjësit në ankesën e tyre kanë preferuar të mbeten anonim nga frika e 'hakmarrjes' dhe gjithashtu deklaruan se ata nuk besojnë se këngëtarja Kelly Clarkson është në djeni se sa të pakënaqur janë punonjësit me kushtet e punës. 

13 Maj 2023, 17:37 Nga f.i
'Kelly Clarkson Show' akuzohet për bullizëm në mjedisin
Kelly Clarkson

SHBA- Shfaqja e këngëtares Kelly Clarkson po përballet me disa akuza nga stafi i punëtorëve, pasi 11 prej tyre janë ankuar për bullizëm në mjedisin e punës. Dailymail raporton se punëtorët e quajnë 'Kelly Clarkson Show' një mjedis toksik pune.

Punonjësit në ankesën e tyre kanë preferuar të mbeten anonim nga frika e 'hakmarrjes' dhe gjithashtu deklaruan se ata nuk besojnë se këngëtarja Kelly Clarkson është në djeni se sa të pakënaqur janë punonjësit me kushtet e punës. Në deklaratën e tyre ata e përshkruan këngëtaren si "të mrekullueshme" dhe theksuan se ajo nuk kishte të bënte me asnjë nga pakënaqësit e tyre. Në të kundërt, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për producentin ekzekutiv, Alex Duda, i cili u cilësua si një “përbindësh”.

Kujtojmë se ky nuk është 'Talk-show' i parë që akuzohet për mjedis të papërshtatshëm pune, pasi dy vjet më parë 'Ellen DeGeneres', u akuzua se edhe punonjësit në "Ellen DeGeneres Show" iu nënshtruan sjelljeve abuzive dhe madje edhe nga vetë prezantuesja.

kelly clarkson

Sondazh

Poll