13 Maj 2023, 12:26
Nga m.s
Victoria's Secret
Për dy dekada, sfilata e Victoria's Secret ishte eventi më seksi në kalendarin e showbizz-it. Heidi Klum, Tyra Banks dhe Gisele Bundchen shkëqenin në pasarelë.
Kendall Jenner në sfilatën e 2015-ës
Adriana Lima në spektaklin e 2017
Por më pas në vitin 2019, marka e të brendshmeve anuloi shfaqjen e saj, e cila transmetohej çdo vit në televizion në Shtetet e Bashkuara, për shkak të shifrave të ulëta të shikueshmërisë.
Aty thuhej: “Ne mendojmë se është e rëndësishme të zhvillohet marketingu i Victoria's Secret. Ne po kuptojmë se si të avancojmë pozicionimin e markës dhe t'ia komunikojmë atë më së miri klientëve”.
Më pas, në vitin 2021, vetë yjet e shfaqjes së pasarelave, të njohur si Angels, u hoqën duke përfshirë femra të kolme, yje sportive dhe modele transgjinore.
Lëvizja u festua gjerësisht në atë kohë, me thirrje për më shumë përfshirje në të gjithë bordin e kompanisë dikur jashtëzakonisht fitimprurës. Megjithatë, këtë javë Victoria’s Secret është vënë nën kritika nga klientët besnikë, për të shkuar "shumë larg", pasi njoftoi atë që duket të jetë një ringjallje e shfaqjes së saj të modës - një turne botëror i cilësuar si një "ngjarje globale e modës që paraqet një brez të ri femrash“.
Dhe brezi i ri përmban gra si prezantuesja britanike e kthyer në fotografe Amanda De Cadenet dhe futbollistja amerikane Megan Rapione, raporton "The Sun".
Ali Tate Cutler është sjellë gjithashtu në bord si modelja e parë “plus-size” e markës, së bashku me yllin transgjinor, Valentina Sampaio.
Në një deklaratë për 75 milionë ndjekësit e saj në Instagram, Victoria's Secret tha: “Duke prezantuar VS20, një grup krijuesish novatorë nga e gjithë bota që përfaqësojnë katër kuracione të modës nga Bogota, Lagos, Londra dhe Tokio".
“Ne jemi krenarë që jemi pionierë në një ngjarje që zbulon procesin artistik dhe narrativat personale të këtyre forcave dinamike artistike".
“Duke ardhur nga fusha e modës, filmit, dizajnit, muzikës, ato kanë lirinë krijuese për të konceptuar, prodhuar dhe vënë në skenë një koleksion që është i gjithi i tyre”.
Disa nga fansat argumentuan se Victoria’s Secret kishte humbur tërheqjen e saj, duke hequr plotësisht markën nga origjinaliteti i saj. /Dosja.al
victoria\'s secret modele
adriana 1
model kendall jenner california walks 587618154
Art&Argëtim
13 Maj 2023, 11:51
f.i
Clara Chia dhe Pique
SPANJË- Teksa Gerard Pique po merret me angazhimet e tij dhe ndodhet në Milano, partnerja e tij aktuale duket se i ka s...
Art&Argëtim
13 Maj 2023, 11:03
A.B
Megyn Kelly dhe Charlize Theron
SHBA- Moderatorja Megyn Kelly sfidoi yllin e Hollivudit Charlize Theron, pasi kjo e fundit kërcënoi se ...
Art&Argëtim
13 Maj 2023, 10:20
f.i
Loreen
BRITANI E MADHE- Sot mbahet finalja e edicionit të 67 të Eurovision Song Contest. Bastet dhe parashikimet kanë filluar dhe mesa ...
Art&Argëtim
13 Maj 2023, 10:01
I.A
Albina dhe familja Kelmendi
ANGLI- Shqipëria do të performojë natën finale të Eurovision e 10-ta në radhë. Fillimisht na...
Art&Argëtim
13 Maj 2023, 08:02
m.s
foto ilustruese
BRITANI- Finalja e Eurovisionit vjen në orën 22:00 me Greqinë që ka humbur shansin për të konkurruar, ndrysh...
Art&Argëtim
13 Maj 2023, 07:14
A.B
DashiTë lindur më: 21 Mars - 19 PrillNë këtë periudhë po vini veten në linjë në projekte shumë kërkuese...
Art&Argëtim
12 Maj 2023, 21:41
a.l
Gazetarja gëzohet pasi Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision Contest 2023
LONDËR- Albina dhe Familja Kelmendi u kualifik...
Art&Argëtim
12 Maj 2023, 20:59
a.l
Jamie Foxx
SHBA- Aktori Jamie Foxx është kthyer së fundmi në kryefjalën e mediave rozë, për shkak të raportimeve ko...
Art&Argëtim
12 Maj 2023, 19:41
F.M
Shakira
SHBA- Shakira vijon publikimin e këngëve, përmes të cilave përshkruan jetën e saj dhe ndodhitë e bëra gjit...
Art&Argëtim
12 Maj 2023, 19:32
a.l
Jamie Fox
SHBA- Aktori i njohur Jamie Foxx ndodhet prej më shumë se tre javësh në spital në gjendje jo të mirë shë...