Bota

Sulmohet me raketa ruse spitali në Ukrainë, vdesin 4 persona

Zyrtari ukrainas u bëri thirrje banorëve të këtij qyteti të vogël në rajonin industrial të Donbasit që të largohen sa më parë.

15 Maj 2023, 14:17 Nga f.i
Sulmohet me raketa ruse spitali në Ukrainë, vdesin 4 persona
foto ilustruese

UKRAINË- Katër persona u vranë një një sulm me raketa në një spital në qytetin lindor të Ukrainës Avdiivka, tha guvernatori rajonal Pavlo Kirilenko. Mediat e huaja raporotojnë se rajoni i Donetskut është sulmuar disa herë nga forcat ushtarake ruse. 

"Rusët sulmuan qytetin me raketa këtë mëngjes, ata goditën një spital. Çdo ditë e re që kaloni në rajonin e Donetsk rrit rrezikun për t’u bërë viktimë e sulmit rus "-tha guvernatori rajonal i Donetskut në një mesazh në Telegram.

Zyrtari ukrainas u bëri thirrje banorëve të këtij qyteti të vogël në rajonin industrial të Donbasit që të largohen sa më parë.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll