Bota

Zelenskyy thirrje NATO-s: Të garantohet siguri dhe të lejohet anëtarësimi i Ukrainës

Zelenskyy ka kërkuar që aleanca e Atlantikut të Veriut të garantojë sigurinë e Ukrainës edhe para anëtarësimit të saj.

15 Maj 2023, 12:36 Nga f.i
Zelenskyy thirrje NATO-s: Të garantohet siguri dhe të lejohet
Zelenskyy

FRANCË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri thirrje për përshpejtimin e procesit të pranimit të vendit të tij në Bashkimin Europian dhe NATO. Mediat e huaja shkruajnë se në të njëjtën kohë ai kë kërkuar që aleanca e Atlantikut të Veriut të garantojë sigurinë e Ukrainës edhe para anëtarësimit të saj.

“Është koha për të hequr pasigurinë më të madhe të sigurisë në Evropë domethënë, për të miratuar një vendim politik pozitiv për anëtarësimin (ukrainas) në NATO. Kjo ia vlen të bëhet tashmë në samitin e korrikut. Ky do të jetë një sinjal në kohë."-tha Zelenskyy.

Zelenskyy ka qenë në Francë që nga mbrëmja e së dielës, pas një vizitë në Itali dhe Gjermani. Ai u takua me presidentin francez në një darkë zyrtare. Gjatë takimit, ata diskutuan ndihmën ushtarake nga Franca për Ukrainën, në veçanti nevojave prioritare të vendit tonë për të forcuar aftësitë e tij mbrojtëse, për të mbrojtur hapësirën ajrore të Ukrainën.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll